LEZHE - Duke parë shifrat alarmante të grave dhe vajzave të prekura nga kanceri i gjrit në Lezhë Këshilli i Qarkut Lezhë nëpërmjet Agjensisë për Zhvillim ka mundësuar realizimin e një projekti që mbështetet nga Ambasada Hungareze në Tiranë dhe që synon ndërgjegjësimin e grave për tu ekzaminuar.
Në prezantimin e kësaj nisme kreu i Qarkut Lezhë Pashk Gjoni pohoi se ky angazhim i institucionit që ai drejton ka ardhur pikërisht për shkak të rritjes së numrit të grave të prekura nga kanceri i gjirit.
“Sipas statistikave të cilave ne u referohemi dhe sistemi shtetëror i referohet, vetëm vitin e fundit njeh një rritje prej 5%, dhe në 5 vitet e fundit njeh një dyfishim të numrit të rasteve.” tha Gjoni

I pranishën në prezantimin e kësaj aksiome të re në luftën kundër kancerit të gjirit, ambasadori hungarez në Shqipëri, Antal Heizer, pohoi se prioritet mbetet shëndeti i njerëzve tanë të dashur.
“Jam shumë i lumtur që po na jepet mundesia t’ju ndihmojmë në një aspekt konkret , edhe pse është një projekt i vogël ai kthehet në një projekt shum të rëndësishëm kur bëhet fjalë për familjet tona, motrat tona, shëndetin e grave tona.” tha Heizer
Implementimi i një programi vizitash dhe ekzaminimësh me eko nga specialisti, rritje të informacionit për publikun, përcaktimi i popullatës në risk, dhe realizimi i takimeve informuese dhe ndërgjegjsuese me qytetarët janë disa nga aktivitetet që do të realizohen në kuadër të këtij projekti.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO