Kanceri i Gjirit, Beqaj: Duhet më
shumë për sensibilizimin e grave

Kanceri i Gjirit, Beqaj: Duhet më<br />shumë për sensibilizimin e grave
TIRANË - Pavarësisht fushatave sensibilizuese, gratë shqiptare vijojnë të shfaqen indiferente përballë parandalimit të kancerit të gjirit. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj në çelje të Maratonës së Jetës, marshimit për sensibilizimin e vajzave e grave në muajin e luftës kundër kësaj sëmundjeje, tha se pjesëmarrja në programet parandaluese vijon të jetë ende e ulët.
 
Duhet të bëjmë më shumë që gratë të kenë një kulturë më të plotë shëndetësore, për tu bërë ato mjeku i vetvetes. Duhet të drejtohen gjithashtu tek mjeku i familjes, është e rëndësishme t’i japim vendin e duhur mjekut të familjes. Ata janë të trajnuar për të dhënë orientimet e para në rast se konstatohen simptoma të rrezikut të shfaqjes së kancerit të gjirit”, - tha ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.
 
Në muajin e sensibilizimit për parandalimin e kancerit të Gjirit parku i Liqenit në Tiranë u “vesh” rozë, ku kulmuan një sërë aktivitetesh, duke filluar nga yoga, mamografitë falas dhe këshillat për një jetë të shëndetshme. Ministri Beqaj tha se është një mundësi shumë e mirë për gratë që patën mundësi gjatë ditës së djeshme, pro edhe sot, të bëjnë mamagrafi pa referim dhe falas, siç u mundësua përmes mamografëve të lëvizshëm të vënë në dispozicion nga Instituti i Shëndetit Publik.  Por ky shërbim është ofruar edhe për ato gra të cilat jetojnë në zona të largëta të vendit.
 
“Që nga janari është një shërbim që ofrojmë në mënyrë të përditshme në zonat më të largëta të vendit. Kemi dy njësi mobile që kanë ofruar deri tani rreth 3500 ekzaminime në qytete larg qendrave të qarqeve, Kukës, Has, Devoll, Ersekë, Librazhd, Delvinë, Tepelenë etj. Është kthyer në një shërbim të përhershëm parandalues”, shtoi Beqaj.
 
Por ku mund t’i bëjnë gratë e kryeqytetit mamografitë?
“Mamografi ka në Poliklinikën e Tiranës, spitali Onkologjik, si edhe vjet këto qendra janë në dispozicion të grave që me dëshirën e tyre duan të bëjnë një kontroll parandalues”, u shpreh ministri.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane