Kanceri i gjirit është vrasësi serial më i frikshëm i grave, që ka njohur historia njerëzore. Kronika tragjike e sëmundjes së kancerit të gjirit dhe luftës së parreshtuar të njeriut për ta mposhtur atë i ka fillimet e saj në themelet e mjekësisë së lashtë. Rastet e para të kancerit të gjirit i gjejmë të përshkruara në dokumentin më të vjetër mjekësor të njohur deri më sot, papirusin egjiptian të Edwin Smith (1.500 para Krishtit). Për të mjekuar sëmundjen, egjiptianët e lashtë e hiqnin tumorin së bashku me një pjesë indi të shëndoshë me anë të një hekuri të skuqur, të quajtur “sonda e zjarrtë”, një variant brutal dhe primitiv i elektrokauterit të kohëve tona.
Që nga ato vite të largëta, beteja e njeriut me kancerin e gjirit nuk ka njohur asnjë armëpushim dhe, me sa duket, fundi i kësaj beteje duket ende i largët. Mendohet se më shumë se 25 milionë gra janë vrarë nga kanceri i gjirit ndër vite, duke e bërë këtë sëmundje vrasësin më të frikshëm serial të grave, që ka njohur historia njerëzore. Ky reputacion i zymtë lidhet jo vetëm me frikën nga vdekja, por dhe me faktin se, qoftë sëmundja, qoftë metodat e trajtimit të saj, shkaktojnë tek gruaja një gjymtim të rëndë, të papranueshëm, në një organ që, gjatë gjithë historisë së njerëzimit, duke filluar që nga kohët biblike, ka qenë simbol i feminilitetit, i bukurisë dhe i sensualitetit të gruas.
Tre fakte të rëndësishme mbi shpeshtësinë e kancerin e gjirit në vendin tonë:
1. Ashtu si në shumicën e vendeve të botës, edhe në vendin tonë kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë në seksin femër dhe përbën rreth 31% të të gjitha rasteve me kancer. Çdo vit, në Shqipëri diagnostikohen rreth 450 raste të reja të kancerit të gjirit, që do të thotë një rast i ri i kancerit të gjirit në çdo 19 orë.
2. Shpeshtësia e sëmundjes ka një prirje të frikshme për rritje progresive, të përvitshme. Sipas të dhënave tona, shpeshtësia vjetore e kancerit të gjirit në Shqiperi në 25 vitet e fundit është më shumë se dyfishuar. Faktorët kryesorë që shpjegojnë këtë rritje janë rritja e shpejtë e moshës mesatare të popullsisë dhe ndryshimi i mënyrës së jetesës sipas stilit perëndimor. Moslindja e fëmijëve, lindja në mosha më të vona, mosushqyerja e fëmijëve me gji dhe fillimi i hershëm i ushqimit artificial, obeziteti, përdorimi i duhanit, veçanërisht nga femrat e moshave të reja, përdorimi abuziv i alkoolit, etj. janë disa nga faktorët kryesorë që, në një mënyrë ose një tjetër, favorizojnë zhvillimin e kancerit të gjirit.
3. Shpeshtësia në gratë e reja është rreth 10-15% më e lartë se sa ajo e raportuar në vendet e tjera europiane. Arsyet e një dukurie të tillë mbeten për t’u studiuar.
Çfarë mund të bëjmë për të luftuar dhe mposhtur kancerin e gjirit?
Strategjia e luftës kundër kancerit të gjirit, ashtu si kundër çdolloj kanceri tjetër, përbëhet nga tre komponentë themelorë: parandalimi, zbulimi i hershëm dhe trajtimi. Rëndësia dhe pesha që merr çdonjëri prej tyre është e ndryshme për kancere të ndryshme dhe varet nga fakti se çfarë ne dimë dhe çfarë mund të bëjmë për çdo lloj kanceri të veçantë.
Cilat janë sot mundësitë reale për të luftuar me sukses kancerin e gjirit ?
Le të analizojmë në mënyrë telegrafike rolin që kanë komponëntët që përmendëm në këtë luftë.
Së pari, a mund ta parandalojmë kancerin e gjirit?
Që parandalimi i kancerit të jetë i suksesshëm, duhet të dimë shkaqet e kancerit që duam të luftojmë dhe mënyrën se si mund të shmangim apo neutralizojmë këto shkaqe. A i njohim ne shkaqet e kancerit të gjirit? Për fat të keq, përgjigja është "JO!". Pavarësisht përpjekjeve mijravjeçare, ne ende nuk njohim, qoftë edhe një agjent të vetëm, që ka efekt të drejtpërdrejtë në zhvillimin e kancerit të gjirit. Ne njohim vetëm një numër "faktorësh rreziku", por një faktor rreziku nuk është një faktor etiologjik (shkakor). Eshtë vetëm një mundësi më shumë për të zhvilluar sëmundjen. Një grua mund të ketë 1, 2, 3 apo dhe tërë faktorët e rrezikut që ne njohim dhe të mos sëmuret kurrë nga kanceri i gjirit, në një kohë që një tjetër grua, që s`ka asnjë prej tyre, mund të zhvillojë kancer të gjirit, ndonjëherë shumë herët në jetën e saj .
Shkaqet e kancerit të gjirit mbeten ende të panjohura dhe deri tani nuk ekziston asnjë ndërhyrje që mund të ndalojë me siguri fillimin e këtij lloj kanceri.
Gjithçka që mund të bëjmë është të shmangim ose të zvogëlojmë ekspozimin ose ndikimin e atyre faktorëve të “rrezikut", që tashmë i njohim dhe të cilët ka mundësi të mënjanohen
Së dyti, a kemi sot një armë terapeutike efektive, të aftë për të shkatëruar plotësisht qelizat kanceroze dhe për të çrrënjosur kancerin në organizmin e gruas?
Sërish, përgjigja është "JO!" Megjithë përparimet e bëra, veçanërisht në dy dhjetëvjeçarët e fundit, në zbulimin e metodave më të reja të mjekimit, siç janë terapia e drejtuar, terapia gjenike etj., të cilat kanë lindur lindur shpresa dhe kanë hapur horizonte të reja në luftën kundër kancerit të gjirit, ende nuk ka asnjë metodë, e cila të jetë e aftë të mposhtë këtë sëmundje në stadet e saj të avancuara.
Së fundi, cili është roli i zbulimit të hershëm në luftën kundër kancerit të gjirit?
Mënyra apo mundësia e vetme për të luftuar me sukses kancerin e gjirit, në kohën e sotme, mbetet zbulimi i hershëm i sëmundjes. Arsyeja e pohimit të mësipërm bazohet në tre fakte shkencore, të cilët provojnë në mënyrë të pakundërshtueshme rëndësinë parësore që zbulimi i hershëm ka në mjekimin e suksesshëm të kancerit të gjirit.
Fakti i parë: Është plotësisht e provuar se në qoftë se kanceri i gjirit do të zbulohet dhe do të mjekohet kur madhësia e tij është më e vogël se 1 cm, sëmundja, si rregull, mund të shërohet në më shumë se 80% të rasteve.
Fakti i dytë: Ne sot disponojmë instrumenta të tillë, siç janë mamografia, rezonanca manjetike etj., të cilat bëjnë të mundur zbulimin e kancerit të gjirit në fazat e hershme të zhvillimit të tij, kur akoma nuk e ka kaluar madhësinë prej disa mm.
Fakti i tretë ka të bëjë me shpejtësinë e zhvillimit të kancerit të gjirit. Eshtë provuar se duhen disa vite, zakonisht 6-10 vjet dhe më tepër, që kanceri i gjirit të përparojë, nga një mase apo formacion fillestar, deri sa të arrijë madhësinë 1 cm.
Të tre këto fakte provojnë se ne kemi në dispozicion kohën që na duhet, si dhe mjetet e nevojshme, për ta zbuluar kancerin e gjirit në fazat e hershme të zhvillimit të tij, pra, në fazat kur, me metodat aktuale të mjekimit, mund të arrihet shërimi i plotë i sëmundjes.
Metodat e zbulimit të hershëm mund të jenë klinike (vetë-ekzaminimi i gjirit dhe ekzaminimet klinike mjekësore) ose instrumentale (mamografia, ekografia, rezonanca manjetike, ekzaminimet mikroskopike, etj.) Këto metoda mund të përdoren në formë individuale, me anë të kontrolleve periodike, ose në formë të organizuar, në fushata të depistimit masiv në gratë simptomatike, domethënë në gratë që nuk kanë shqetësime apo shënja të dyshimta për praninë e kancerit të gjirit.
Programet masive të zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit, janë shumë më të vështira për t’u zbatuar dhe duhen bazuar në përdorimin racional dhe shkencor të mundësive reale që ne kemi. Ato janë ndërmarrje serioze dhe të kushtueshme, të papajtueshme me amatorizmin dhe inkompetencën profesionale, të cilat, në rast se nuk bëhen siç duhet, efektet që sjellin mund të jenë më shumë të dëmshme, se sa të dobishme.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 23 Tetor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com