TIRANE- Për të gjitha gratë dhe nënat shqiptare të cilat nuk kanë mundësi të shkojnë tek mjeku apo pranë një qendre shëndetësore për të kryer mamografi, tashmë mamografët do të shkojnë tek ato. Zëvendësministrja e Shëndetësisë Milva Ekonomi deklaroi se shumë shpejt dy mamografë do vihen në dispozicion të grave në të gjithë vendin, në zonat rurale dhe të largëta.
Por në rastet kur kjo sëmundje ka avancuar, zv/ministrja Ekonomi tha, se për të lehtësuar dhimbjen në listën e barnave të rimbursueshme do të shtohen edhe katër barna të reja për kujdesin paliativ.
“Në Shqipëri po vihen në dispozicion të popullatës femërore dy mamografë të lëvizshëm gjithashtu po investohet edhe në një për të ndihmuar në kurimin, sasia e barnave citostatik që përdoren në kurimin e sëmundjes janë dyfishuar. Në përgjithësi në spitalet tona publike por ndërkohë sasia e barit e cila ndihmon kurmin e grave që kanë kancerin e gjirit, është trefishuar nga periudha 2013 deri në periudhën 2014”, tha Ekonomi.
Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, pjesë e fushatës sensibilizuese është bërë edhe Forumi i Gruas Socialiste. Deputetja e PS Blerina Gjylameti, e cila është edhe kryetarja e këtij forumi për Tiranën deklaroi se gruaja për parandalimin e kësaj sëmundje duhet të jetë e bashkuar pavarësisht ngjyrave politike.
“Kur ne flasim për gruan, ne flasim është e majtë është e djathtë nuk kanë ngjyra, duhet të ishim të gjitha bashkë do të jemi besoj në momente të tjera. Secila prej nesh, grave të mendojë që thjesht ti kushtojë pak minuta vetes për të ndërgjegjësuar edhe gratë e tjera që një moment përcakton jetën”, tha Gjylameti.
Në të gjithë muajin tetor për të gjitha gratë dhe nënat mbi 40 vjeç në çdo spital publik dhe qendra shëndetësore ofrohen mamografi falas. Edhe Spitali Amerikan i është bashkuar fushatës për parandalimin e kancerit të gjirit. Këtë vit ky spital ofron 400 mamografi dhe ekografi falas.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
39.9%
-
Jo
49.6%
-
Nuk e di
10.5%
Vota total: 7497
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarri në Shëngjin, Ministria e Mbrojtjes: Shmanget rreziku për banesat dhe bizneset! Do të fillojë sërish ndërhyrja nga ajri
30 Korrik, 22:51
-
Zjarr në Shëngjin, reagon Pjerin Ndreu: Dy fjalë për ata që gjetën 'fajtorët', shpëtuam banorët nga flakët por jo nga shfryrja pafre e fantazisë së tërbuar
30 Korrik, 22:45
-
Gara e Kamala Harris për Shtëpinë e Bardhë, ngushtohet rrethi i emrave të përfolur për postin e nënpresidentit
30 Korrik, 22:36
-
7 arsye pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen
30 Korrik, 22:21
-
Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'
30 Korrik, 22:15
-
Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët
30 Korrik, 22:02
-
Masud Pezeshkian betohet si president i ri i Iranit
30 Korrik, 21:44
-
Dash Sula nuk përmbahet gjatë seancës plenare, hipën mbi tavolinë dhe u thërret kolegëve
30 Korrik, 21:29
-
Mero Baze: Për të qetësuar të 'egërsuarit' e sotëm të opozitës
30 Korrik, 21:18
-
Zbardhen emrat e Asamblesë së re Kombëtare të PS-së! Zgjidhet anëtare edhe Helena Kaçe, 'pasardhësja' e Ramës
30 Korrik, 21:11
-
Ksamil/ Rrezikuan të mbyteshin pasi iu këput timoni i varkës, Policia shpëton 6 persona
30 Korrik, 21:10
-
Sulmi izraelit në bastionin e Hezbollahut, humb jetën komandanti i lartë! Lëshohen raketa në veri të Izraelit
30 Korrik, 21:01