Kanceri i gjirit, fushata e A1 Report
dhe Shqiptarja.com e sukseshme

Kanceri i gjirit, fushata e A1 Report<br />dhe Shqiptarja.com e sukseshme
TIRANË - Muaji i sensibilizimit kundër kancerit të gjirit i inicuar nga A1 Report e Shqiptarja.com ka dhënë efekte të jashtëzakonshme tek ndërgjegjësimi i grave dhe vajzave për të kryer kontrolle pranë mjekëve. Por një grua rome e cila ka zbuluar gjëndra në gjirin e saj, pretendon se rasti i saj është neglizhuar nga mjekët pranë ambulancës së lagjes në Shkozë të Tiranës. Ajo ka kërkuar ndihmën e emisionit Urbanika në A1 Report, që rasti i saj të ndiqet nga mjekët onkologë deri në fund.
 
Ajo është Kozeta Berati 32 vjece. Gruaja rome nënë e tre djemve, humbi fëmijën e saj të katërt në mars të këtij viti si shkak i të ftohtit dhe kushteve të vështira ku ajo dhe familja e saj jetojnë në varfëri ekstreme në Shkozë të Tiranës. Sapo ka parë grupin e emisionit Urbanika të A1 Report në baraket e romëve një ditë më parë, teksa trajtohej emisioni për strehimin e këtij komuniteti, ajo ka kërkuar ndihmë për shqetësimin dhe dyshimet e saj për një kancer gjiri.
 
Kozeta ka zbuluar gjëndra në gjirin e saj, të cilat shfaqen dhe zhduken herë pas here. 32 vjecarja ka kërkuar ndihmën e mjekëve në ambulancën e lagjes në Shkozë, por sic thekson ajo, ka hasur në neglizhencë dhe diskriminim. Edhe pse ka kërkuar kontroll të imtësishëm të gjirit, Kozeta thotë se është përcjellë vetëm me një matje tensioni
 
Sapo është njoftuar nga gazetarët, këshilltari i ministrit të shëndetësisë Thanas Goga dhe Drejtori i Shëndetit publik pranë kësaj ministrie Gazmend Bejtja kanë dhënë porositë që rasti i 32 vjecares rome të merret përsipër nga Shërbimi i Onkologjisë Paliative, i cili kryen vizita në familje.
 
Mjeku Henrik Zotaj i shërbimit të onkologjisë paliative, është paraqitur bashkë me ekipin e tij për vizitë në barakën e 32 vjecares rome duke u përpjekur fillimisht ta qetësoje atë nga shqetësimi për një kancer gjiri. Pasi ka kontrolluar gruan rome, mjeku Zotaj, ka theksuar se rezultati nëse kemi të bëjme me një kancer gjiri ose jo, pritet të dalë pas analizave të rekomanduara pranë Poliklinës së Specialiteteve dhe ekos së gjirit që Kozeta do të kryejë. Nëse do të jetë e nevojshme ajo do ti nënshtrohet edhe një mamografie për të patur rezultate më të qarta.
 
Tashmë, pas kësaj ndërhyrje nga emisioni Urbanika pranë instancave të Ministrisë së Shëndetësisë, pritet që në ditët vijim, 32 vjecarja rome ti nënshtrohet një liste të gjatë analizash, ekos së gjirit dhe mamografisë për të vërtetuar dyshimet për një kancer të mundshëm gjiri. Rasti i saj dhe tematika e Kancerit të Gjirit do të trajtohen gjërësisht sot në emisionin Urbanika në orën 20.30.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë