Kanceri i Gjirit, gratë e PD
takim sensibilizues në Bathore

Kanceri i Gjirit, gratë e PD<br />takim sensibilizues në Bathore
TIRANË - Realiteti është i dhimbshëm por mesa duket i vërtetë. 50-vjecarja nga Bathorja thotë se nuk ka bërë asnjëherë në jetën e saj një ekzaminim për kancerin e gjirit për arsye neglizhence qoftë dhe financiare.

Kjo është vetëm njëra nga gratë e Bathores e cila nuk ka njohuri mbi ekzaminimet që një nënë apo grua duhet të bëjë për t’u kujdesuar për shëndetin e saj , kur vjen puna te një shmangie e mundshme e kancerit te gjirit. Realiteti është i dhimbshëm kur në një aktivitet që gratë e PD bënë me 60 gra te kësaj zone te krijuar me te ardhur pas viteve '90, vetëm 2 prej tyre kishin kryer një ekzaminim në jetën e tyre.

"Mbi 700 raste evidentohen në vit me kancer gjiri në Shqipëri dhe afro gjysma e tyre shkojnë tek mjeku në fazat e avancuara. 90% e rasteve, kur  evidentohet në fazat e fillimit, kanceri i gjirit është i shërueshëm. Të kujdesesh për trupin tënd nuk është turp nuk është tabu. Një grua me shëndet siguron një mëmësi të shëndetshme, një familje të fortë”- u shpreh Vokshi.

Gjatë takimit janë ofruar edhe vizita falas nga mjekët e spitalit Amerikan. Mjekët e këtij spitalit ishin të pranishëm për të ofruar ekzaminimet fillestare si dhe për të shpërndarë kuponët për gratë që kanë nevojë për mamaografi.

Ndërkohë që mamografi falas ofrohet për të gjitha gratë dhe nënat për Tiranën në Onkologjikun e QSUT-së, në Poliklinikën Qendrore nr 3, si dhe në të dy maternitetet e Tiranës. Gjithashtu mamaografi falas ofrohet dhe në qytetet kryesore të vendit.

Redakisa Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët