Kanceri i gjirit, Jahjaga: Të
ngadhnjejmë mbi sëmundjen

Kanceri i gjirit, Jahjaga: Të<br />ngadhnjejmë mbi sëmundjen
PRISHTINE - Fjalimi i Presidentes së Kosovës,  Atifete Jahjaga, me rastin e Ditës së luftës kundër kancerit të gjirit, në ecjen simbolike të qytetarëve të Kosovës.

"Ky pikëtakimi ynë i përvitshëm, në këtë ditë kur shënojmë përkushtimin tonë për jetë, për të fituar betejën kundër kancerit të gjirit, shpreh vendosmërinë tonë si qytetarë të ndërgjegjshëm, që të ngremë vetëdijen për këtë sëmundje, si një betejë e jona e përbashkët.

Kanceri i gjirit, është sëmundje që prek pa dallim të gjitha shtresat e shoqërisë kudo nëpër botë. Kjo sëmundje, edhe pse shumë e rëndë, mund të mposhtet nëse zbulohet me kohë.

Mesazhi im sot është ai i shpresës, i cili buron nga forca dhe guximi i shumë grave dhe burrave që e kanë sfiduar këtë sëmundje, duke i mposhtur të gjitha vështirësitë me të cilat janë përballur ato.

Janë përpjekjet dhe suksesi i tyre që dëshmojnë se sa e vlefshme është jeta e njeriut dhe sa e madhe është dëshira për të jetuar.

Ju lus të gjithave, nëna, gra, motra dhe vajza, t’i nënshtrohemi kontrolleve të rregullta mjekësore, pasi diagnostikimi i hershëm do të thotë fitore mbi këtë sëmundje.

Përmes ecjes tonë simbolike, ne dëshmojmë kujdesin edhe solidaritetin si individë, si shoqëri dhe institucione, për të gjithë të prekurit nga kanceri i gjirit. Vetëm së bashku mund ta fitojmë këtë betejë!

Prandaj e çmoj dhe e vlerësoj nismën e grupit të grave deputete, për mbledhjen e fondeve për mamografinë mobile, e cila do të ishte në shërbim të të gjitha grave, në çdo cep të shtetit tonë. Qëllimi ynë i përbashkët është që çdo grua të ketë qasje në shërbimet mjekësore, sepse vetëm kështu identifikohet dhe parandalohet kanceri i gjirit.

Kontribut të çmuar në luftën kundër kancerit të gjirit ka edhe shoqata “Jeta/Vita”. Zonja Nafije Latifi është përkujdesur vit pas viti që të na bashkojë, për të dëshmuar se ne kemi forcën dhe vullnetin që ta parandalojmë këtë sëmundje. Kanceri nuk zgjedh persona, por ne mund të zgjedhim t’i ndalojmë efektet vdekjeprurëse të tij.

Parandalimi dhe zbulimi i hershëm do të thotë Jetë. Të ngadhënjejmë mbi sëmundjen. Le të fitojë Jeta!

Vet prezenca juaj nënkupton përkushtimin dhe solidaritetin tonë si popull, që kemi pasur dhe vazhdojmë ta kemi."

jahjaga

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Nënshtetësia e Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse, Meta: E zgjidha në interes të dy vendeve! Është përdorur si një sajesë politike

Nënshtetësia e Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse, Meta: E zgjidha në interes të dy vendeve! Është përdorur si një sajesë politike