Kanceri i gjirit, Pere: Trajtimi me
kimioterapi zgjat mbijetesën

Kanceri i gjirit, Pere: Trajtimi me<br />kimioterapi zgjat mbijetesën
TIRANE- Kanceri i gjirit është një sëmundje që ka një trajtim multidisiplinar. Një nga disiplinat më të përdorura është trajtimi i kancerit me kimioterapi, apo siç njihet ndryshe trajtimi me medikamente që mund të shkatërrojnë qelizat e kancerit. Mjekja onkologe Alketa Pere në një intervistë për “A1 Report” tregon se trajtimi me kimioterapi është shumë efikas, i cili ndikon shumë në jetëgjatësinë e pacientit, pa marrë parasysh edhe efektet anësore që shfaq ky trajtim.
 
“Trajtimi me kimioterapi është kompleks, ka edhe disa efekte anësore, siç janë dobësia, anoreksia, të vjellat, rënia e flokëve janë të pashmangshme, sepse kimioterapia godet direkt qelizën dhe nuk kanë selektivitet vetëm për qelizat normale, godasin dhe qelizat që janë në zhvillim. Por ajo që është vërtetuar është se trajtimi është shumë efikas, sidomos në gratë që janë premeupauzante”, tha Pere.
 
Trajtimi me kimioterapi bazohet në mënyrën sesi sëmundja paraqitet tek pacientë të ndryshëm, të cilët shfaqin veçori të ndryshme biologjike, sociale dhe humane.
 
“Trajtimi është shumë i personalizuar, pikësëpari pas heqjes së tumorit, bëhet imuno-fenotipizimi, përcaktohen faktorët parashikues për ecurinë e sëmundjes, por edhe parashikues për trajtimin dhe trajtimi vendoset më dëshirën e pacientit. Në varësi të përzgjedhjes së trajtimit përcaktohet edhe periudha e trajtimit, për shembull trajtimi me kimioterapi aplikohet njëherë në tre javë”, vijon Pere.
 
Mjekja i bën thirrje të gjitha grave dhe nënave që të bëjnë kontrolle të shëndetit të tyre, duke nisur nga një vetëkontroll i gjirit, deri tek takimi me mjekun e familjes. Në momentin që zbulohet sëmundja gruaja duhet të bëhet e fortë, nëse sëmundja kapet herët është 100 përqind e shërueshme.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë