Kanceri i gjirit, Rama: Gratë, të
ndërgjegjësohen për kontrolle

Kanceri i gjirit, Rama: Gratë, të<br />ndërgjegjësohen për kontrolle
TIRANE - Diagnostikimi në kohë i kancerit të gjirit, ndihmon edhe në trajtimin më efikas të sëmundjes, ndaj i gjithë theksi gjatë muajit Tetor është vënë në sensibilizimin e grave dhe të gjithë shoqërisë për të kryer kontrollet. Ky është mesazhi që ka përcjellë kryeministri Rama gjatë konferencës së dytë ndërkombëtare “Bashkë kundër kancerit të gjirit”, që u zhvillua këtë të premte në ambientet e hotel “Sheraton”.
“Mos e harro - i thosha vetes, - qelizat kanceroze e urrejnë të qeshurën, i urrejnë shakatë, këngët dhe kërcimet. Kanceri ikën kur ka të tilla. Qelizave të mallkuara u pëlqen trishtimi, u pëlqen depresioni, u pëlqen hidhërimi dhe u pëlqen shumë frika. Kurse gëzimi i përzë” tha Rama.

Fushata e zgjeruar kundër kancerit të gjirit kulmoi me konferencën ndërkombëtare me pjesëmarrje të mbi 400 vetëve. I pranishëm në konferencë ishin edhe ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj, gjithashtu në linjë të parë për këtë çështje, Përfaqësuesja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara Zineb Touimi – Benjelloun, mbështetëse kryesore e këtij aktiviteti. Ambasadori italian Massimo Gaiani, profesor Alberto Luini, Drejtor i një prej nga qendrave më ekselente në Europë, Instituti Europian i Onkologjisë (IEO) me seli në Milano, një nga senologët me famë botërore dhe krahu i djathtë i Profesor Umberto Veronesit, shkencari që një jetë të tërë ia kushtoi kurave dhe studimeve për luftën ndaj kancerit të gjirit. Nga Milano vjen dhe doktoreshë Giovanna Gatti, e cila gjithashtu foli për rëndësinë e informimit të gruas për parandalimin e kancerit të gjirit dhe të qafës së mitrë, bashke me mjëkët më të mirë të Qendrës Spitalore Nënë Tereza dhe përfaqësues të Institutit të Shëndetit Publik. Në sallë ishin prezent mes qindra të pranishmëve dhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ajo e Turizmit Eglantina Gjermeni, e Arsimit Lindita Nikolla, ministrja e Kulturës Mirela Kubaro, deputetet Arta Dade, Valentina Leskaj, drejtoresha e QSUT Ogerta Manastiri, ambasadorë të akredituar në vendin tonë, politikanë e gazetarë.

...


“Kanceri i gjirit është një plagë shumë e thellë. Beteja ndaj kësaj sëmundje fitohet me anë të depistimit, çdo grua duhet të tregojë kujdes duke kryer në kohë kontrollet. Nismat shoqërore kundër kancerit të gjirit duhet të jenë edhe më të shumta, pasi vetëm kështu do të mund të shpërhapet sa më shumë informacion për këtë sëmundje, dhe të rritet ndërgjegjësimi për kryerjen e kontrolleve. Angazhimi i ministrisë së Shëndetësisë gjatë muajit tetor ka sjellë rezultatet pozitive. Nga 1 deri në 15 tetor është kryer 85% e ekzaminimeve që janë kryer nga 1 janari deri në 30 shtator”, u shpreh kryeministri Rama.

Në nisje të konferencë, gazetari Carlo Bollino vuri theksin në rëndësinë e informimit lidhur me këtë sëmundje, në mënyrë që shoqëria të ndërgjegjësohet për të kryer vazhdimisht kontrollet dhe vizitat.
 
“Informacioni për sëmundjen e kancerit të gjirit është shumë i rëndësishëm, pasi rrit ndërgjegjësimin për të kryer kontrollet dhe vizitat. Sensibilizimi për këtë sëmundje është me rëndësi, në mënyrë që të bëhet në kohë diagnostikimi i kësaj sëmundje dhe kurimi i saj”, tha gazetari Bollino.

Megjithatë sipas Bollinos janë disa barriera edhe kulturore që duhen tejkaluar, në mënyrë që të parandalohet në kohë kjo sëmundje e rëndë.

E gjithë konferenca u transmetua live në televizionin "A1 Report", i angazhuar në këtë fushatë sensibilizuese falas. Konferenca është organizuar nga A1Report, Shqiptarja.com dhe ISHP me mbështetjen e UNFPA që ka mbuluar drejtëpërdrejtë një pjesë të organizimit dhe në bashkëpunim me Petrolifera Italo-Albanese, Spitalin Amerikan dhe Pro Farma që kanë mbuluar pjesën tjetër të shpenzimeve. 

carlo

Ambasadori i Italisë në Shqipëri Massimo Gaiani u ndal tek bashkëpunimi i dy vendeve tona edhe në fushën e shëndetësisë. Duke u ndalur tek rëndësia e rritjes së ndërgjegjësimit ndaj kësaj sëmundje, kryediplomati italian theksoi se duhet t’i jepet rëndësi projekteve të parandalimit të kancerit.

Ndërsa zonja Zineb Touimi-Benjelloun, Përfaqësuese e përherëshme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, tha se fokus i veçantë duhet t’i kushtohet grave në zonat rurale, që s’kanë mundësi të kenë këtë shërbim.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u ndal tek angazhimi i qeverisë shqiptare për të siguruar mbulim universal. Ndërkaq, Beqaj tha se mamografia falas që ofrohet përgjatë muajit tetor për të gjitha gratë, do të vijojë edhe gjatë nëntorit derisa t’i nënshtrohen kontrollit të gjitha ato gra që janë regjistruar në listat e pritjes. Kreu i Shëndetësisë përcolli edhe një eksperiencë të tij familjare për këtë sëmundje, duke rrëfyer se dhe nëna e tij ishte përballur me këtë sëmundje. Duke pëcjellë mesazhin e zhvillimit të përvitshëm të vizitave, Beqaj solli si shembull edhe rastin që bashkëshortja e tij kryen çdo vit mamografinë, nisur edhe nga rasti se e ka në familje një rast të tillë.

Gjatë kësaj konference mjekë italianë e shqiptarë shpalosen të rejat më të fundit të mjekësisë për kurimin e kancerit të gjirit.

Ky është viti i dytë që zhvillohet një konferencë e këtij lloji në vendin tonë. Por aktivitetet për muajin tetor që është muaji i parandalimit të kancerit të gjirit, këtë vit kanë qenë të gjera, duke filluar me maratonën e shumë aktivitete të tjera për sensibilimin e grave që të vizitohen.

...

Giovanna Gatti rrëfen historinë e saj: Si i mbijetova kancerit


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille