Kanceri i gjirit s'pyet për moshë
Mjekja: Vetekzaminimi i rëndësishëm

Kanceri i gjirit s'pyet për moshë<br />Mjekja: Vetekzaminimi i rëndësishëm
TIRANE - Mjekja obstetër-gjinekologe Mimoza Keta, thotë se si femrat duhet të bëjnë vetëekzaminimin e gjoksit për të parë nëse ajo ka shenja të kancerit të gjirit.

Si zhvillohet kanceri i gjirit?
Si kanceri i gjirit dhe ai i qafës së mitrës, nëse kapen në kohë, mund të kurohen. Duhet theksuar që kanceri i gjirit zhvillohet qetësisht. Nuk ka dhimbje dhe është e vështirë të dallohet. Është shtuar numri i grave që kanë interes për trupin e tyre dhe vizitohen vazhdimisht. Shpeshherë duke u larë në dush apo duke u vetëekzaminuar shikon për probleme të mundshme. Shpeshherë masat janë të vogla, që dallohen me vështirësi.

Cilat janë shenjat e tij?
Një ndër shenjat klinike është futja e thithkave brenda. Lëkura e gjirit bëhet si lëkura e portokallit, me pore të mëdha. E rëndësishme është të përmendim faktorët e riskut, kush rrezikohet nga kjo sëmundje. Ulja e nivelit të estrogjenit bën që të shfaqet kanceri i gjirit. Femrat në menopauzë duhet të tregohen shumë të kujdesshme pasi janë më vulnerabël ndaj kancerit të gjirit. Duhet bërë mamografia, sidomos pas moshës 45 vjeçare.

Cilat janë moshat që preken më shpesh?
Mosha është faktori më i rëndësishëm nga rreziku për kancerin e gjirit. Sa më e moshuar që jeni, aq më e madhe është mundësia e zhvillimit të sëmundjes. Kanceri i gjirit është më i shpeshtë tek gratë mbi moshën 60 vjeç dhe është relativisht i pazakontë tek gratë nën moshën 40 vjeç.

Cilët faktorë mund të rrisin rrezikun për të marrë kancerin e gjirit?
Edhe pse mosha është faktori më i rëndësishëm nga rreziku për kancerin e gjirit, rreziku nuk është i njëjtë për të të gjitha gratë e një grupmoshe të caktuar. Femrat me faktorët e mëposhtëm kanë një rrezik më të rritur të zhvillimin të kancerit të gjirit: një histori personale apo familjare të kancerit të gjirit; disa ndryshime të gjirit që gjenden në biopsi; disa ndryshime gjenetike; periudhat menstruale para moshës 12 apo menopauzës pas moshës 55 vjeç; që kanë pasur fëmijë të parë pas moshës 30 ose kur nuk ka asnjë fëmijë; përdorimi afatgjatë (më shumë se 5 vjet) i terapisë hormoneve menopauzale; ind i dendur i gjirit; terapi rrezatuese në gjoks para moshës 30; përdorimi i alkoolit; të ketë marrë ilaç diethylstilbestrol (DASH) gjatë shtatzënisë etj.

Çfarë është një mamogram?
Mamogrami është fotografimi i gjirit me rreze X, i cili është efektiv për të gjetur kancerin e gjirit. Mamogrami mund të përdoret për të kontrolluar për kancerin e gjirit tek gratë që nuk kanë shenja apo simptoma të sëmundjes.

Sa shpesh duhet të bëhet një mamogram?
Personat në moshën 40 vjeç apo më të moshuar, duhet të bëjnë mamogram çdo 1 deri në 2 vjet. Gratë që janë më të rrezikuara nga kanceri i gjirit duhet të bisedojnë me personelin e kujdesit shëndetësor për ofruesit e tyre nëse duhet të kryejnë mamogramë para moshës 40 vjeç dhe sa shpesh duhet t’i bëjnë ato.

Cilat janë benefitet e kryerjes së një mamogrami?
Disa studime të mëdha që zhvillohen në mbarë botën, tregojnë se kanceri i gjirit për gratë e moshës 40-74, veçanërisht për ato që e kanë kryer deri më sot, nuk ka treguar ndonjë benefit nga kryerja e rregullt e mamogramit (mamogrami përdoret për krahasim).

Shkrimi u botu sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 22.05.2.013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq Në det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq Në det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz