Kanceri i gjirit, spitali i Kukësit prej
vitesh nuk ka aparaturë mamografie

Kanceri i gjirit, spitali i Kukësit prej<br />vitesh nuk ka aparaturë mamografie
KUKES - Përfaqësues të shoqërisë civile dhe të institucioneve lokale thonë se me rritjen e numrit të femrave që kërkojnë të ekzaminohen, apo edhe që janë prekur nga kjo sëmundje, sjellja në Kukës e një aparature të tillë është emergjencë.

"Gjej rastin të bëj thirrje si një nënkryetare bashkie, zotit ministër që Kukësit i mungon dhe e ka shumë të domosdoshme për shkak se gratë e Kukësit, Tropojës dhe Hasit kanë spitalin rajonal dhe kjo aparaturë duhet me patjetër." tha  Alketa Cena nënkryetare e bashkisë Kukës 

Ndërkohë,për drejtuesit e shëndetësisë në Kukës, kërkesat kanë qenë të përvitshmë pranë Ministrisë së Shëndetësisë, por deri tani nuk është sjellë në spitalin rajonal një mamografi. 

"Nga ana e kësaj drejtorie janë njoftuar në mënyrë të vazhdushme instancat qendrore për paisjen e qarkut Kukës me aparatin e mamografisë. Jemi në pritje të aparatin por për këtë vit është e parealizueshme." shprehet Albert Halili, drejtor i shëndetit publik Kukës

Nga ish-kryetarja e Parlamentit dhe ish-ministri i shëndetësisë ishte premtuar sjellja e një mamografie, mirëpo deri tani kjo aparaturë ende nuk ka mbërritur në spitalin rajonal, aty ku edhe ka mjekët e specializuar. 

Një gruaje kuksiane, për t'u ekzamininuar, i duhet që të udhëtojë drejt Tiranës apo Prizrenit për të bërë një vizitë mamografie, ku shumë neglizhojnë për shkak të kostos financiare. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024