Kanceri i kockave, shenjat që e dallojnë
mjekët: Prek në masë edhe fëmijët

Kanceri i kockave, shenjat që e dallojnë<br />mjekët: Prek në masë edhe fëmijët
Kanceri i kockave është një tumor malinj (kanceroz) i cili shkatërron indin normal të eshtrave. Jo të gjitha tumoret e eshtrave janë malinje. Në të vërtetë, tumoret beninje (jokanceroze) të eshtrave janë më të shpeshta se ato malinje. Çfarë është kanceri i kockave. Është një tumor malinj (kanceroz) i cili shkatërron indin normal të eshtrave. Tumoret malinje, të cilat fillojnë në indin ashtëror quhen kancere primare.

Shkaktarët

Osteosarcoma paraqitet më së shpeshti te njerëzit të cilët kanë pasur doza të larta të terapisë të jashtme rrezatuese ose trajtim me barna të caktuara anti-kanceroze; fëmijët duket se janë më së shumti të prekshëm. Një numër i vogël i kancereve të eshtrave kanë lidhje gjenetike. Po ashtu, njerëzit të cilët kanë defekte të trashëguara në eshtra dhe njerëzit me impiante metalike, të cilat mjekët ndonjëherë i përdorin për të riparuar frakturat (thyerjet), janë më me gjasa të zhvillojnë osteosarkomë. Sarkoma Eëing nuk është shumë e lidhur me aspektin gjenetik, çrregullimet kongjenitale të fëmijërisë ose me ekspozimin e shtuar ndaj rrezatimit.

Simptomat

Dhimbja është simptoma më e shpeshtë e kancerit të eshtrave, por jo të gjitha kanceret e eshtrave shkaktojnë dhimbje. Dhimbja e vazhdueshme ose e pazakonshme ose ënjtja brenda ose në afërsi të një ashti mund të shkaktohet nga kanceri ose nga sëmundje të tjera. Është e rëndësishme të vizitoni mjekun për të përcaktuar shkaktarin e këtyre ndryshimeve.

Diagnostikimi

Për të diagnostikuar kancerin e eshtrave, mjeku do t’i kërkojë pacientit historinë mjekësore personale dhe familjare. Mjeku po ashtu kryen ekzaminime fizike dhe mund të këshillojë edhe teste laboratorike dhe të tjera diagnostike. Këto teste mund të jenë:
Rrezatimi X – që mund të tregojë lokacionin, madhësinë dhe formën e tumorit të ashtit. Skanimi i eshtrave - që është një test në të cilin doza të vogla të materialeve radioaktive injektohet në enët e gjakut dhe udhëtojnë me qarkullimin e gjakut; pastaj ato ngjiten për zonën tumorale të eshtrave dhe më pas detektohet nga skaneri. Tomografia kompjuterike (CT) – është një varg i detajizuar i fotografive në zona të caktuara brenda trupit, i marrë nga kënde të ndryshme, të cilat krijohen nga një kompjuter i lidhur me një makinë me rreze X. Fotografimi me rezonancë magnetike – kjo metodë përdor një fushë të fuqishme magnetike të lidhur me një kompjuter për ët krijuar fotografi të detajizuara të zonave brenda trupit pa përdorë rrezatimin X. Tomografia pozitron-emetuese – gjatë kësaj metode në vena injektohet një sasi e vogël e sheqerit radioaktiv dhe skaneri përdoret për të bërë fotografi të detajizuara të zonave brenda trupit, ku glukoza përdoret. Pasi qelizat kanceroze shpesh përdorin më shumë glukozë se qelizat normale, fotografitë mund të përdoren për të gjetur qelizat kanceroze në trup.

Angiogrami – është një rrezatim X në enët e gjakut. Biopsia – është marrja e një pjese të indit nga tumori i eshtrave për të përcaktuar nëse kanceri është i pranishëm. Analizat e gjakut mund të jenë të nevojshme për të përcaktuar nivelet e një enzime të quajtur fosfataza alkaline. Një sasi e madhe e kësaj enzime është e pranishme në gjak kur qelizat të cilat formojnë indin kockor janë shumë aktive – për shembull kur fëmijët rriten, kur riparohet ndonjë kockë e thyer, kur ka ndonjë sëmundje ose tumor që shkakton prodhim anormal të indit kockor.

Trajtimi

Opsionet e trajtimit varen nga lloji, madhësia, lokacioni dhe shkalla e kancerit, si edhe nga mosha e personit dhe shëndeti i përgjithshëm. Opsionet e trajtimit të kancerit të eshtrave përfshijnë ndërhyrjen kirurgjike, kemoterapinë, terapinë rrezatuese dhe kriokirurgjinë. Operacioni kirurgjik është trajtimi më i zakonshëm për kancerin e eshtrave.

Operacioni largim të gjithë tumorin me gjithë një pjesë të indit të shëndetshëm që e rrethon (asnjë qelizë kanceroze nuk gjendet në pjesën e jashtme të indit të larguar gjatë ndërhyrjes kirurgjike). Megjithatë pacientët të cilët u nënshtrohen procedurave kirurgjike për kancer të eshtrave në gjymtyrë, kanë nevojë edhe për operacione të tjera rindërtuese të kockave për të maksimizuar funksionin e gjymtyrëve. Kemoterapia paraqet përdorimin e barnave antikanceroze për të vrarë qelizat kanceroze. Pacientët të cilët kanë kancer të eshtrave zakonisht pranojnë kombinim të disa barnave antikanceroze. Kemioterapia aktualisht nuk përdoret për të mjekuar kondrosarkomat. Radioterapia përfshin përdorimin e rrezeve X me energji të lartë për të vrarë qelizat kanceroze.

Ky trajtim mund të përdoret në kombinim me kirurgjinë. Shpesh përdoret për trajtimin kondrosarkomave, që nuk mund të trajtohen me kemoterapi, si edhe te sarkomat Eëing. Kjo metodë mund të përdoret edhe për pacientët të cilët refuzojnë ndërhyrjen kirurgjike. Kriokirurgjia është një metodë gjatë të cilët përdoret nitrogjen i lëngshëm për t’i ngrirë dhe vrarë qelizat kanceroze. Kjo teknikë ndonjëherë përdoren në vend të operacionit tradicional kirurgjik për të shkatërruar tumorin.

Llojet më të shpeshta të tumorit
 
Osteosarcoma:
që fillon në indin kockor (osteoid) të eshtrave. Ky tumor më së shumti prej gjunjët dhe pjesën e sipërme të krahut. Kondrosarcoma: që fillon në indin kërcor. Kërci (kartilagu) vesh mbaresat kockore dhe mbështjell nyjat. Prek më së shumti njerëzit e mohës nga 10 deri në 19 vjeçe.
 
Kondrosarkoma
ndodh më së shumti në pelvik (në mes të eshtrave të ijëve), në pjesën e sipërme të këmbëve dhe në shpatulla. Ndonjëherë kondrosarkoma përmban qeliza kanceroze kockore (të indit osteoid kërcor), pasi ka arritur aty nga indi korcor. Në këto raste, mjekët e klasifikojnë tumorin si osteosarkoma. Zhvillohet kryesisht te të rriturit (mbi moshën 40 vjeçe).
 
Ewing Sarcoma
Familja e tumoreve Eëing Sarcoma, një grup që zakonisht zhvillohen në eshtra por po ashtu mund të rriten edhe në ide të tjera të buta (muskuj, dhjam, indin fijezor, enët e gjakut dhe të tjera inde lidhore). Më së shpeshti prek fëmijët dhe të rinjtë nën moshën 19 vjeçe. Djemtë janë më shumë të prekur se vajzat
 
Indet e buta
Llojet tjera të kancerit të cilat zhvillohen në indet e buta, quhen sarkoma të indeve të buta. Ato nuk janë kancer i eshtrave dhe nuk përshkruhen në këtë shkrim.
 
Kanceri primar
Kanceri që metastazon (shpërndahet) nga eshtrat në pjesët tjera të trupit, si në gji, mushkëri ose në prostatë, quhet kancer metastatik dhe emërohet në bazë të organit ku ka filluar. Kanceri primar i eshtrave është më i rrallë krahasuar me kanceret të cilat fillojnë në organet tjera dhe më pas shpërndahen në eshtra.

Shkrimi u publikua sot(12.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Rama: Ditën kur Albin Kurti shpalli fushatën kundër qeverisë time hëngrëm spageti bashkë

Rama: Ditën kur Albin Kurti shpalli fushatën kundër qeverisë time hëngrëm spageti bashkë