Nëse keni më shumë se 11 nishane në krahun e djathtë atëherë rreziku për t’u prekur nga kanceri i lëkurës është i lartë. Studimet e reja kanë treguar se nëse keni këtë numër të nishaneve ju rrezikoheni të prekeni nga melanoma. Studimi i bërë në Britaninë e Madhe tregon pas këtij numri, domethënë 11 nishane në krahun e djathtë, ju do të keni plot 100 të tillë në gjithë trupin.
Edhe pse shumica e nishaneve janë të mirë, ata mund të kthehen kancerogjene dhe pasja e më shumë se 100 nishaneve tashmë është e njohur se rrit rrezikun e melanomave malinje, forma më vdekjeprurëse e kancerit të lëkurës, deri në dhjetë herë.
Studiuesit, nga Kings College në Londër thonë se nishanet kanë ndikimin kryesor në lindjen e kancerit të lëkurës, por duke u ndikuar dhe nga faktorë të tjerë si rrezet e forta të diellit gjatë kohës së plazhit.
Këmbët ishin gjithashtu një tregues i mirë për gratë dhe për burrat, por krahu ishte zgjedhur për shkak se është më i lehtë për mjekët për t’u studiuar. Melanoma është një lloj i kancerit të lëkurës që shkakton më shumë se 13.000 vdekje në Britani të Madhe çdo vit.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com