Kanceri i mitrës, vrasësi i grave

Kanceri i mitrës, vrasësi i grave
Kanceri i qafës së mitrës është një tumor që formohet në qafën e mitrës së një femre. Ai renditet i dyti mbas kancerit të gjirit, por ka një vdekshmëri më të lartë. Në Europë, çdo vit rreth 60.000 gra preken nga kanceri i qafës së mitrës dhe gati gjysma e tyre vdesin prej tij.

Një nga arsyet për këtë situatë është se shumë gra nuk kanë njohuritë e duhura për mënyrat e parandalimit të këtij kanceri. Një arsye tjetër është se mjaft politikbërës nuk kanë informacionin e duhur për përfitimet shëndetësore dhe ekonomike që programet parandaluese për kancerin e qafës së mitrës mund të sjellin për vendet e tyre, duke mos i vendosur kështu në programet prioritare për implementim.

Çfarë është kanceri i qafës së mitrës?
Kanceri i qafës së mitrës është një tumor që formohet në qafën e mitrës së një femre. Ai renditet i dyti mbas kancerit të gjirit, por ka një vdekshmëri më të lartë. Në Europë, çdo vit rreth 60.000 gra preken nga kanceri i qafës së mitrës dhe gati gjysma e tyre vdesin prej tij.

Një nga arsyet për këtë situatë është se shumë gra nuk kanë njohuritë e duhura për mënyrat e parandalimit të këtij kanceri. Një arsye tjetër është se mjaft politikbërës nuk kanë informacionin e duhur për përfitimet shëndetësore dhe ekonomike që programet parandaluese për kancerin e qafës së mitrës mund të sjellin për vendet e tyre, duke mos i vendosur kështu në programet prioritare për implementim.

Në Shqipëri kanceri i qafës së mitrës përbën gati gjysmën e rasteve me tumore malinje që prekin aparatin genital femëror dhe në pjesën më të madhe të rasteve kapet në faza mjaft të avancuara. Shkaktari kryesor i kancerit të qafës së mitrës është Human Papiloma Virus (HPV). Ka më shumë se 100 tipe të virusit HPV, por vetëm një pjesë prej tyre janë viruse me rrezik të lartë dhe shkaktarë të kancerit të qafës së mitrës. HPV është një virus i cili pasi hyn në organizëm mund të mbetet aty i fshehur me vite pa dhënë asnjë shenjë sëmundjeje. HPV përhapet nëpërmjet kontakteve seksuale dhe rreziku i infektimit rritet me shtimin e numrit të partnerëve seksualë.

Si mund të mbrohesh nga kanceri i qafës së mitrës?
Kanceri i qafës së mitrës është ndër ka kanceret e vetëm për të cilin shkenca tashmë e di me saktësi se çfarë duhet bërë për të parandaluar pothuajse çdo rast: Vaksinimi me vaksinën kundër virusit HPV (shkaktarit kryesor të kancerit të qafës së mitrës) si dhe bërja rregullisht e PapTestit. Çdo femër duhet ta dijë këtë gjë! Vaksinimi me vaksinën kundër virusit HPV dhe bërja rregullisht e PapTestit parandalojnë gati 90% të rasteve me kancer të qafës së mitrës.

Çfarë është vaksina kundër HPV-së?
Falë arritjeve të shkencës, sot është prodhur një vaksinë e cila të mbron nga infektimi me virusin HPV. Vaksina siguron një mbrojtje të lartë për dy tipet e virusit HPV, që janë shkaktarët më të shpeshtë të kancerit të qafës së mitrës. Vaksina është një përfitim i madh shëndetësor për femrat në parandalimin e kancerit të qafës së mitrës. Për fat të mirë, vaksina sot gjendet edhe në rrjetin farmaceutik shqiptar. Vaksina rekomandohet të bëhet përpara fillimit të aktivitetit seksual, pra përpara infektimit me virusin HPV. Mosha e rekomanduar është 10-26 vjeç. Por edhe të gjitha femrat mbi këtë moshë mund të vaksinohen nëse janë akoma të painfektuara në momentin e bërjes së vaksinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka rekomanduar vendeve, futjen e kësaj vaksine në kalendarin bazë të vaksinimit.Vaksina nuk të mbron ndaj të gjitha tipeve të virusit HPV kancershkaktues. Vaksinimi redukton në masë të konsiderueshme rriskun për kancer të qafës së mitrës por nuk e eleminon atë. Për këtë arsye të gjitha gratë edhe ato të cilat janë vaksinuar duhet të vazhdojnë të kryejnë rregullisht Pap testin, me qëllim që të mbrohen nga kanceri i qafës së mitrës i cili shkaktohet nga tipet e tjera të HPV-së.

Çfarë është PAP Testi?
Pap Testi është një test i shpejtë, i thjeshtë, i padhimbshëm, që zgjat vetëm pak minuta, por që mund të shpëtojë jetën! Pap Testi bëhet për të treguar nëse një femër ka apo jo kancer të qafës së mitrës. Nga momenti i shfaqjes së qelizave jo normale në qafën e mitrës deri në shfaqjen e plotë të kancerit të qafës së mitrës duhen shumë vjet, rreth 10 deri në 20 vjet. Fatmirësisht koha e gjatë e zhvillimit të këtij lloj kanceri i jep mundësinë një femre ta kapi në kohë atë, nëse kontrollohet rregullisht.

Është e rëndësishme që të gjitha gratë ta bëjnë rregullisht Pap Testin, si pjesë e kujdesit të zakonshëm për shëndetin e tyre. Rekomandimet për kryerjen e Pap Testit janë të ndryshme. Disa rekomandime janë per kryerjen e Pap Testit çdo 1-3 vjet. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë rekomandohet: Të gjitha femrat e moshave nga 21 deri në 65 vjeç, sidomos ato me rrisk duhet të kryejnë PapTestin rregullisht! Nëse një femër kontrollohet rregullisht, pra bën pap teste të rregullta, mund ta kapi në kohë kancerin e qafës së mitrës. Nëse kanceri cervikal kapet herët, është i lehtë për tu trajtuar dhe kjo është e lidhur me mbijetesën dhe me një kualitet jete më të mirë.

Si kryhet Pap Testi?
Pap testi kryhet ambulatorisht në një klinikë apo spital. Rreth 2 ditë para kryerjes së Paptestit duhen shmangur dushet vaginale, përdorimi i suposteve vaginale, kremrave spermicid, sprajtit dedorant vaginal si dhe shmangia e marrëdhënieve seksuale, mbasi të gjitha këto ndikojnë në rezultatin e Pap Testit. Gjithashtu, kryerja e Pap testin bëhet jo në periudhën menstruale, por disa ditë larg mensturacioneve. Ndërkohë që gruaja shtrihet tek shtrati i vizitës, mjeku merr një sasi qelizash prej qafës së mitrës me një furçë të vogël që është posaçërisht për këtë. Materiali më pas dërgohet në laborator për tu parë nga mjekë specialistë. Përgjigjia jepet mbas rreth 2 javësh.

Është e rëndësishme për një grua të diskutojë rezultatet e PAP testit me mjekun. Nëse rezultati i PAP Testit është normal, rreziku për kancer të qafës së mitrës është i ulët. Por edhe nëse rezultati i PAP Testit është normal, gruaja nuk duhet ta ndërpresi bërjen e Pap Testit por duhet të vazhdoj rregullisht bërjen e tij çdo 1-3 vjet. Nëse rezultati i PAP Testit del jo normal, do të thotë që disa qeliza jo normale janë gjetur në qafën e mitrës, por kjo nuk do të thotë gjithmonë që janë kanceroze.

Është e rëndësishme të mbajmë mend se qelizat jo normale jo gjithmonë bëhen kanceroze. Në disa raste pjesët jo normale duhen hequr që të mos kthehen në kancer. Kjo gjë kërkon një trajtim të thjeshtë në spitalin gjinekologjik dhe nuk kërkon që ju të shtroheni. Ky trajtim nuk ndikon në jetën seksuale apo në mundësinë për të patur fëmijë.
Nëse Pap Testi tregon një dyshim apo gjendje jo normale mjeku kërkon të përsëritet testi mbas 6 muajsh apo të kërkojë të kryen egzaminime të tjera shtesë si kolposkopi apo biopsi. Biopsia është e vetmja mënyrë e sigurtë për të përcaktuar nëse qelizat jo normale kanë lidhje me kancerin.


Shkrimi u publikua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi