Kanceri i mushkërive
çduhet të dimë për të

Kanceri i mushkërive<br />çduhet të dimë për të
TIRANE - Kanceri i mushkërive është vrasësi numër një si për meshkujt ashtu edhe për femrat në mesin e kacerëve. Shumica e rasteve të kancerit të mushkërive janë të lidhura me pirjen e duhanit. Prandaj, nëse pini duhan, është më mirë të hiqni dorë sa më shpejt.
 
SHKAKTARËT

Ka dy lloje kryesore të kancerit të mushkërive: qeliza jo të vogla dhe me qeliza të vogla. Kanceri i mushkërive me qeliza jo-të vogla është më i shpeshtë, zhvillohet më ngadalë dhe nuk shpërndahet në organet tjera me shpejtësi. Kanceri i mushkërisë me qeliza të vogla nuk është aq i shpeshtë sa lloji tjetër. Por ai është një kancer të zhvillohet me shpejtësi dhe shpërndahet shumë shpejt në organet tjera. Pirja e duhanit qoftë aktive ose pasive (ekspozimi ndaj tymit) shkaktojnë shumicën e rasteve me kancer të mushkërive.

Cigaret përmbajnë mbi 4 mijë lëndë kimike; 40 prej këtyre lëndëve kimike shkaktojnë kancer. Pirja e cigareve me filtër ose pa filtër nuk ndihmon parandalimin e kancerit. Pirja e duhanit me llullë ose e purove rrit rrezikun për kancer të mushkërve, edhe pse jo aq ashpër sa pirja e cigareve. Ekspozimi ndaj tymit, materialeve radioaktive, azbestit dhe produkteve të tjera po ashtu rrit shanset për të zhvilluar kancer të mushkërive. Ndalimi i pirjes së duhanit dhe shmangia e ekspozimit ndaj ambienteve të nxisin kancerin, si lëndët e rrezikshme kimike, ul rrezikun për zhvillimin e kancerit të mushkërive, madje edhe pas disa vitesh tymosje.

SIMPTOMAT

Kanceri i hershëm i mushkërive shpesh nuk shkakton simptoma. Por derisa kanceri zhvillohet, simptomat më të shpeshta shpesh përfshijnë: Kollitje e cila përkeqësohet dhe nuk largohet; kollitje me gjak; ngjirje e zërit; frymëmarrje të shkurtra, dhimbje në gjoks ose gërhitje; rënie në peshë pa shkaktarë të njohur ose humbje e oreksit. Simptomat tjera të kancerit të mushkërive mund të përfshijnë: Ënjtje në fytyrë ose qafë;     Infeksione të përsëritura ose bronkit; Temperaturë; Ligështim i përgjithshëm – veçanërisht në shpatulla, krahë ose duar.
 
DIAGNOSTIKIMI
Rrezatimi X në gjoks është shumë i frytshëm në përcaktimin nëse ka ose jo abnormalitetet në mushkëri. Njollat anormale që gjendjen përmes rrezatimit X quhen lezione. Edhe Tomografia Komputerike (CT) në mushkëri, një rrezatim X më i detajizuar, ndihmon në përcaktimin e lokacionit të saktë të lezioneve të gjetura me rreze X. Por, mënyra më e sigurt për të gjetur nëse kanceri i mushkërive është i pranishëm është kontrollimi i motrave të qelizave ose indit përmes biopsisë.

Specialisti patolog studion këto mostra nën mikroskop dhe aplikon edhe teste të tjera. Pas biopsisë që i bëhet lezioneve të mushkërisë, patologu ndihmon në përcaktimin nëse lezioni është kanceroz ose jo. Nëse lezioni vërtetohet se është kanceroz, mjeku do të duhet të bëjë më shumë teste për të parë nëse kanceri është shpërndarë edhe në pjesët tjera të trupit dhe për të kuptuar se në cilën shkallë është. Sa më shumë që është shpërndarë kanceri, aq në shkallë më të lartë është ai.

Nëse duket se kanceri është shpërndarë, atëherë duhen edhe teste shtesë për t’u realizuar për të përcaktuar lokacionin e saktë të kancerit. Skanimi i kockave, një kontroll specifik radiologjik, mund të realizohet për të kontrolluar eshtrat. Mjeku juaj mund t’jua rekomandojë të bëni në CAT (CT aksiale) për të parë nëse kanceri është shpërndarë edhe në abdomen dhe pelvis. Ai po ashtu mund t’ju rekomandojë të bëni një MRI (fotografim me rezonancë magnetike) të kokës për të kontrolluar nëse kanceri mund të jetë shpërndarë edhe në tru.

Analizat e gjakut mund të jenë të patjetërsueshme për anemi, probleme të mëlçisë ose veshkës. Megjithatë lezionet e mushkërive mund të mos jenë kanceroze. Lezionet e mushkërive mund të tregojnë edhe ndonjë infeksion të vjetër ose të ri në mushkëri. Lezionet e mushkërive po ashtu mund të tregojnë praninë e tumoreve beninje, që ndryshojnë nga tumoret malinje të cilat janë kanceroze. Tumoret beninje nuk kanë qeliza kanceroze në ta.
 
TRAJTIMI

Trajtimi i kancerit të mushkërive varet nga lloji i kancerit dhe shkalla e zhvillimit të tij. Mund të kemi operacion, kemioterapi, terapi rrezatuese, terapi të shënjestruar ose trajtim të kombinuar me këto metoda. Trajtimi kancerit është ose terapi lokale (vetëm në vendin e kancerit) ose terapi sistematike (që prek gjithë organizmin): Terapia lokale: Ndërhyrja kirurgjike dhe terapia me rrezatim janë lokale. Ato largojnë ose shkatërrojnë kancerin vetëm në gjoks (te rasti i kancerit të mushkërive). Terapia sistematike: Kemoterapia dhe terapia e shënjestruar janë terapi sistematike. Barnat futen në qarkullimin gjakut dhe shkatërrojnë ose kontrollojnë qelizat kanceroze në gjithë organizmin.

Shkrimi u botua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur