Kanceri i prostatës, ja si të
mposhtet me pesë seanca

Kanceri i prostatës, ja si të <br />mposhtet me pesë seanca
MILANO - Në Milano, një metodë revolucionare që parashikon një radioterapi shumë të shpejtë. Kanceri i prostatës mund të mposhtet vetëm me pesë seanca radioterapie.

Futja e pajisjeve me teknologji të lartë, në qendrën e rrezatimit të Institutit Europian të Onkologjisë në Milano, ka lejuar zhvillimin e trajtimeve, robotike e radiokirurtgjikale të tipit “Vetëm për pesë seanca”

Çfarë është kjo - është një radioterapi e miratuar për kancerin e prostatës, në vetëm pesë sesione: 7 GY (njësi e dozës së absorbuar të rrezatimit) në ditë deri në një dozë totale prej 35 GY, biologjikisht të barabartë me rreth 84 gy me një fraksionim konvencional të dozave.

Nga Instituti bëjnë me dije se: "Në rastet e kancerit të prostatës, të sëmurëve që kanë marrë rreze, u janë aplikuar pesë seanca me radioterapi, me një dozë onkologjike radikale që garanton rikthim të shpejtë të pacientit në jetën e përditshme dhe plotësisht normalë, me rrezik minimal të efekteve anësore në sajë të saktësisë ekstreme në përcaktimin e vendit që do të bombardohet me rreze”.

Shkrimi u botua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.03.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi