'Kanceri i ullirit', sëmundja shkatrron 20 ha në Lezhë! Fermerët: Përdorëm plehra krimikë, duam dëmshpërblim

Një sëmundje e rrallë që quhet "kanceri i degës së ullirit" ka shkatërruar mbi 20 hektarë me ullinj në fshatrat e Lezhës. Fermerët kërkojnë kompensim nga Ministria e Bujqësisë, pasi nuk kanë arritur të shpëtojnë dot pemët edhe pse kanë përdorur plehra kimikë.

Të ardhurat e dërguara nga fëmijët në emigracion i investoi në pemëtari, por mundi i 13 viteve ka shkuar dëm!  Preng Preçi nga fshati Spiten i Lezhës tregon për Report TV se në vitin 2009 ka mbjellë 2 mijë rrënjë, por kur priste të shtohej prodhimi, ullinjte u preken nga sëmundja që ka shkatërruar 300 rrënjë. Fermeri 82-vjeçar tregon se spërkatja me plehra kimikë nuk ka dhënë rezultate ndaj kërkon kompensim nga Ministria e Bujqësisë.

"Ilaçet s'kanë bërë efekt, kam bërë 5 spërkatje në vit. 300 rënjë nuk ekzistojnë më kanë mbetur vetëm trungjet. Ndërsa pemët që kanë mbetur kanë përgjysmuar prodhimin. Kërkoj që shteti në na ndihmojë", tha Preng Preçi.

Ullinjtë janë prekur nga kjo sëmundje shkatërruese në disa fshatra të Lezhës.

"Ullinjtë kanë shkuar në zero dhe nuk e dimë se çfarë të bëjmë me këtë sëmundje. Ne kemi shkuar në farmaci dhe na kanë thënë prisni pemët dhe digjni. As nuk ka ardhur askush për inspektim, kërkojmë të merret shteti me këtë punë", tha një tjetër fermer.

Specialisti i Autoritetit të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve në Lezhë Pashk Halili, thotë se bakteri i rrezikshëm që quhet "kanceri degëve të ullirit" nuk mund të luftohet kimikisht, ndaj ato duhen prerë.

"Janë prek 20 ha në Spiten, Pllanë, etj. kryesisht në zonat kodrinore. Nuk luftohet kimikisht ky bakter. Kemi komunikuar me Ministrinë e Bujqësisë por deri tani s'na kanë dhënë asnjë zgjidhje", tha Pashk Halili, specialist i Mbrojtjes se Bimëve.

Sipas të dhënave zyrtare në fshatrat e Lezhës janë prekur nga sëmundja mbi 20 hektarë plantacione me ullinj duke dëmtuar ekonomitë familjare.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë