Kanceri, rritet numri i vdekjeve
Nga 14 në 25 milionë në 2013-ën

Kanceri, rritet numri i vdekjeve<br />Nga 14 në 25 milionë në 2013-ën
Kanceri është një nga vrasësit më të mëdhenj të njerëzimit. Një autor beson se janë duke u përdorur mjetet e gabuara në përpjekjet për ta mundur atë.
 
Kanceri është shkaku i gati 1 në 7 vdekje në botë në vitin 2010, dhe pritet që të jetë një çështje edhe më problematike për dekadat në vijim.
 
Katër dekada pasi Presidenti amerikan Richard Nixon u zotua për një "luftë të kancerit " rastet e sëmundjeve janë ende në rritje, shkruan BBC.
 
Raporti më i fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se rastet në mbarë botën janë parashikuar të rriten nga 14 milionë në 2012-in në 25 milionë raste të reja në 2013-ën.
 
Kjo, sipas autorit dhe ish-pacient i kancerit, Clifton Leaf, ndodh edhe për shkak të aplikimit të strategjive të gabuara.
 
Leaf propozon që përdoren teknika të reja të aplikuara për shërim të sëmundjeve të tjera për të ulur normën e vdekshëmrisë, të tilla si sëmundjet e zemrës. 

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor