TIRANE-“Sëmundja e kancerit në Shqipëri vijon të rritet, por tendenca e saj nuk është në përmasa drastike”. Kështu është shprehur Alban Ylli , specialist në Institutin e Shëndetit Publik.
Në një vlerësim të të dhënave të mbledhura nga INSTAT dhe shërbimi onkologjik, deri në vitin 2014, tendenca e prekjes nga kanceri ka pësuar rritje tek gratë dhe moshat e reja.
Ylli sqaron se niveli i vdekshmërisë nga kjo sëmundje është e ngjashme për të dyja grupmoshat 30-50 dhe 50-70, por në 7 vitet e fundit vihet re se më të rriskuara janë moshat e reja.
“Kanceri është një sëmundje e të moshuarve, risku vjen duke u rritur shpejt me rritjen e moshës për këtë arsye do të presim një rritje të riskut të sëmundjeve kronike në përgjithësi dhe për kancerin në veçanti thjesht me rrithjen mesatare të moshës së popullatës shqiptare”, u shpreh Ylli.
Gratë dhe vajzat në Shqipëri janë më të prekurat nga kanceri, kjo sipas Yllit shpjegohet me përhapjen më të madhe të disa lloje të kancerit.
“Është e lidhur besoj me rritjen në Shqipëri të kancerit të gjirit i cili mesa duket nuk është thjesht i shpjegueshëm me rritjen demografike në popullatën shqiptare. Ndoshta dhe kanceri i qafës së mitrës, i cili është një kancer i moshave të reja mund të jap një shpjegim në këtë drejtim”, tha për Report Tv Alban Ylli , specialist në Institutin e Shëndetit Publik.
Po cilat janë disa nga arsyet që ndikojnë në përhapjen e sëmundjes së kancerit?
“Ne besojmë që përveç ndryshimeve demografike në Shqipëri, luajnë rol të rëndësishëm ndryshimet me fertilitetin dhe me ushqyerjen. Alkooli ka një peshë shumë të madhe në porpocionin e kancerit në Shqipëri sa ç’mund të ketë ndotja industriale”, tregon Ylli.
Sipas Yllit, mënyra e vetme për ta frenuar këtë fenomen është bashkëveprimi i njerëzve dhe institucionve për të krijuar një stil të shëndetshëm jetëse të bazuar tek dieta ushqimore dhe kontrollet.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO