Kandidatët për drejtues të RTSH
 prezantojnë programet e tyre

Kandidatët për drejtues të RTSH<br /> prezantojnë programet e tyre
Kandidatët për drejtues të RTSH-së prezantuan sot platformën e tyre për mënyrën sesi e shikojnë drejtimin e Radio-Televizionit Publik.

Në prezantimin e parë, Artur Bejzade tha se “duhet të ngrihet një grup pune për menaxhimin e RTSH-së në 4 dimensione, të cilat lidhen me programet, teknologjinë, burimet njerëzore dhe ekonominë. Falë platformës dixhitale, do të mund të shtohen 12 kanale të reja, të cilat do të pasqyrojnë të gjitha fushat”, Bejzade, duke iu referuar kanaleve, i ndau ato në kanale prodhuese dhe jo prodhuese.

Aktualisht në TVSH kemi 62 drejtori dhe kjo sigurisht tregon një organikë të fryrë, e cila duhet rishikuar. Sa i përket cilësisë, në sajë të emisioneve kemi ardhur duke rritur cilësinë”, tha Bejzade.

Ndërsa për Zana Çelën, plani konkret i saj lidhet me problematikat e menaxhimit artistik e financiar. Sipas saj, një tjetër pikë e rëndësishme është edhe plani i  investimeve e menaxhimit. Me një eksperiencë 28 vjeçare në fushën e menaxhimit, Çela nënvizoi objektivat e saj, të cilat lidheshin me riprofilizimin e stafit sipas kategorive, përshpejtim të dixhitalizimit. Gjatë fjalës së saj, ajo nënvizoi shikueshmërinë e dobët të RTSH-së, në raport me institucione të ngjashme në botë, apo me media private në Shqipëri.

RTSH kap vetëm 4% të audiencës dhe 4.9% janë të ardhurat që vijnë nga reklamat, ndërkohë që në botë institucione të tilla kapin 30% audiencë”, nënvizoi Çela.

Duke analizuar shkaqet, Çela tha se, katër janë shkaqet se pse shikueshmëria është ulët. Ajo tha se mungojnë programet për të rinjtë, për fëmijë, imazhet kanë një cilësi të dobët. Sa i përket organikës së mbingopur me punonjës, ajo tha se do të vendosen kritere të sakta, por jo të hiqen nga puna, por të zhvendosen në kanalet e reja që do të hapen me dixhitalizimin. Pyetjes së anëtarëve të këshillit drejtues të RTSH-së, se si do ta bëjë pjesë humorin në televizion, Çela iu përgjigj se do të futen në punë punonjës të rinj, pra studentë që kanë mbaruar artet dhe kanë talent në humor.

Ndërsa në lidhje me Radio Travel, që do të hapet, ajo tha se do të jetë një instrument për të reklamuar turizmin shqiptarë, duke sjellë në vëmendje dhe rrëfime e histori njerëzore, por edhe njëkohësisht duke lidhur biznesin me median.
cela
Për kandidaten Elvira Dones, përfaqësimi i të gjithë target-grupeve dhe diversiteti, janë kryesore për RTSH-në. Dones, gjatë prezantimit të platformës së saj, e vuri theksin tek rëndësia që ka fakti që RTSH të jetë një institucion i pavarur.

Ka ardhur koha që RTSH të jetë në interes të shoqërisë shqiptare duke qëndruar e pavarur politikisht. Sigurisht, që unë nuk e quaj veten “super grua” që të mund të bëjë këto ndryshime në një muaj, por në bashkëpunim me sektorët e tjerë, kjo është një nisje e mbarë. Dones flet, për atë që ajo e quan, e ardhme emergjente dhe e ardhme përfundimtare. E ardhmja emergjente sipas saj, ka lidhje me zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm, ndërsa e ardhmja përfundimtare ka të bëjë me afatin dhe punën që do bëhet në kohë. Duke iu referuar përmbajtjes së programeve, Dones tha se “kjo nis nga informacioni i lirë. Në këto kohë të zgjedhjeve lajmet ne RTSH kanë qenë 90% zgjedhje dhe mungojnë lajmet nga Europa dhe bota, a thua nuk ekzistojnë të tilla”, nënvizon Dones, duke thënë që duhet të krijohet një editorial i pavarur.

Në Shqipëri, sipas saj, ekziston një hendek i madh me të rinjtë, pasi ata nuk ndjehen të përfaqësuar dhe nuk dinë mirë historinë e vendit. Ndaj, sipas kandidates Dones, programet duhet të fokusohen tek të rinjtë, fëmijët, gratë, duke sjellë shqetësimet dhe problematikat e tyre, programe advok duke paraqitur problemet e grupeve të margjinalizuara si dhe programe mbi tolerancën fetare, të cilat janë të nevojshme sipas saj, duke iu referuar gjendjes në botë.

Me një eksperiencë 36 vjeçare në televizion si dhe 26 vite në Radio-Televizionin zvicerian, Dones përveçse një shkrimtare është edhe pjesë e dokumentarëve të ndryshme të realizuara. Për gati 7 vjet, ajo ka punuar me dokumentarët në Washington duke menaxhuar një kompani të madhe. Sakaq, për të, stafi i RTSH-së është i fryrë në organikë ndaj ajo nënvizoi rishikimin me zyrën juridike, si dhe i dha një rëndësi të veçantë gazetarëve investigativë, të cilët nuk do të mungojnë RTSH-së. Sipas saj, falë kontakteve që ka me njerëz jashtë, do të mund të trajnohet dhe personeli i gazetarëve, jo me buxhetin e RTSH-së.
dones
Një tjetër kandidat që prezantoi platformën e tij, ishte edhe Kleard Duraj. Duraj nëvizoi riorganizimin e drejtuesve të marrëdhënieve me jashtë, blerjen e transmetimeve, bashkëprodhim me median e huaj. Për Duraj, duhet ndërhyrë në çdo sektorë dhe sektori që do pësojë më shumë transformim është web dhe IT.

Ndërsa Artur Zheji, ish-drejtori i RTSH-së në vitet 2002-2006 vlerësoi fillimisht si shumë të rëndësishëm raportin mes drejtorit të Përgjithshëm dhe Këshillit Drejtues të RTSH-së dhe në këtë drejtim, shprehu vlerësimin për integritetin profesional të Këshillit Drejtues aktual.

“Është shumë e rëndësishme marrëveshja dhe kontrata me Këshillin Drejtues, pasi nëse nuk ka një sinergji reale mes drejtorit të Përgjithshëm dhe Këshillit Drejtues, atëhere probabilitetet për të bërë një reformë reale dhe të thellë janë shumë të vogla”, tha ai, duke shtuar se ka ardhur gjithashtu koha që “raporti mes publikes dhe privates të vendoset në një balancë të arsyeshme”, tha Zheji.

Zheji theksoi se në vitin 2006 kur edhe është larguar nga RTSH, shikueshmëria ka qenë në nivelin 22 për qind, ndërsa sot kemi një shikueshmëri nën 5 për qind. Kjo sipas tij, është e dhimbshme. “95 për qind të tregut e ka tregu privat. Nuk kam asnjë gjë ndaj tregut privat, por raporti 95 për qind me 5 për qind në disfavor të televizionit publik është një raport i padrejtë që duhet korrigjuar”, shtoi ai.

Sipas tij, RTSH realizon bashkëprodhime filmash dhe programesh që kanë një vlerë më të madhe se sa i intereson tregut, dhe që ngelen si një ekspozitë që nuk i sheh njeri.

Gjëja e parë që mund ta nxjerrë RTSH-në nga periferia e vëmendjes është raporti me audiencën që është një raport baraz me para, ku avantazhet e tregut privat janë shumë më të ndjeshme ndaj parasë. RTSH në bashkëpunim dhe mbështetje të fortë të Këshillit Drejtues i duhet të ruajë të gjitha ekskluzivitetet e Kampionatit Botëror dhe Europian të futbollit, olimpiadat dhe eventet më të mëdha muzikore, pra spektakle që kanë shikueshmëri shumë të lartë”, tha Zheji.
Gjithashtu ai theksoi se RTSH ka një mbingarkesë të madhe të një kategorie punonjësish që janë punësuar për arsye klienteliste dhe jo për arsye meritokracie apo konkursesh reale. “Kjo e rëndon këtë institucion dhe e bënë të paaftë për të ndërmarrë konkurrimin në botën e egër të konkurencës mediatike”, tha Zheji.
Zheji theksoi se pak a shumë RTSH sot ka një buxhet që shkon në 22-23 milionë dollarë, shumë më tepër se sa 9 milionë dollarë që menaxhoheshin në vitin 2006. Pra, sipas tij, “ka kapacitete për të ndërhyrë me energji në tregun mediatik për të bërë blerje të rëndësishme të atyre që prodhojnë audiencën
”.

Kandidatët e tjerë janë :
Thoma Gëllçi
Petrit Malaj
Mirela Oktrova
Ilir Yzeiri
Anila Varfi
Elton Metaj
Skendi Drenova
Sokol Terihati
Tomi Nakuçi
Miranda Lili
Manuela Kotoni
Juliana Sinanaj  / ATSH/
 
 Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit