U largua pas aksidentit, probleme edhe me pasurinë...por kandidati për SPAK kalon vettingun

U largua pas aksidentit, probleme edhe me pasurinë...por kandidati për SPAK kalon vettingun

Edvin Kondili

TIRANE-Prokurori Edvin Kondili ka kaluar vettingun duke u konfirmuar në detyrë. Ai është kandidat për SPAK-un, ndërsa është i njohur edhe si prokurori i dosjes së kokainës së Maminasit, teksa seanca e sotme që ishte edhe e para te Krimet e Rënda u shty për këtë shkak, pasi Kondili ishte 'ankthin' e vettingut.

Në seancën e djeshme dëgjimore, Kondili rezultoi se nuk kishte probleme në të tre kolonat si pasuri, profesion dhe integritet moral.  Ndërkohë që është konfirmuar në detyrë edhe prokurori Eneid Nakuci, i cili po ashtu është kandidat për SPAK-un.

Edhe pse dje u konstatuan disa probleme, pasi sipas hetimit të KPK-s Nakuci kishte braktisur vendngjarjen pasi ishte përfshirë në një aksident në vitin 2016 dhe kishte probleme me pasurinë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi në detyrë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg