Prokurori nën në 'ankthin' e vettingut, shtyhet seanca e parë për dosjen e 613 kg kokainë

Prokurori nën në 'ankthin' e vettingut, shtyhet seanca e parë për dosjen e 613 kg kokainë

Armando Pezaku dhe Donaldo Lushaj

TIRANE-Ka nisur me shtyrje seanca e parë gjyqësore për dosjen e 613 kg kokainë që u kapën në Maminas. Seanca është shtyrë, pasi prokurori që po heton dosjen Edvin Kondili, i cili është kandidat edhe për në SPAK, dje doli para vettingut ndërsa sot pret përgjigjen nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nëse do ta kalojë apo jo.

Gazetari i Report tv Arsen Rusta thotë se hetimet për këtë dosje janë ende të hapura nëse ka persona të tjerë të përfshirë në rrjetin e trafikut të kokainës nga Amerika Latine. Deri tani janë të arrestuar vetëm dy persona, Armando Pezakun dhe Donaldo Lushajn. Avokatët e shoferit të kamionit dhe te administratorit të kompanisë "Arbi Garden" të Arbër Cekajt kanë kërkuar lirimin e tyre.

Pas gjetjes së 613 kilogramëve kokainë në 27 shkurt të 2018 në kontenierin me banane që erdhi nga Amerika Latine, Prokuroria e Krimeve të Rënda arrestoi shoferin e kamionit si dhe menaxherin e firmës “Arbi Garden”, të cilët janë shprehur se nuk kishin dijeni mbi drogën e fshehur në dyshemenë e dyfishtë të kontenierit. Ndërkohë që Arbër Çekaj ndodhet në Gjermani, ku ka kërkuar azil politik, por që nuk është pranuar, ndërsa autoritetet shqiptare janë në pritje të ekstradimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja