Kandidon për të qenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar por vettingu zbulon se teksa është përfshirë në një aksident është larguar nga vendngjarja në vitin 2016.
Nga hetimi administrativ i vettingut, Nakuçi rezultoi me probleme edhe tek pasuria tek deklarimet ndër vite dhe mos justifikimi i disa pronave, edhe pse inspektoriati i deklarimit të pasurive kishte sjellë raport se gjithçka ishte në rregull.
Për Nakuçin eprorja e tij Donika Prela kishte sjellë dhe një raport ku e cilësonte si braktisje të detyrës në procesin Shullazi largimin e prokurorit Nakuçi për plot 45 ditë pa lënë asnjë adresë dhe duke fikur telefonat.
Ndalur tek paratë, ndër vite rezultoi se Nakuçi disa shifra në afro 1 milion e 200 mijë lekë të reja kishte harruar t'i deklaronte por ishte kujtuar për këto llogari vetëm tek deklarata e vettingut.
Vetë Nakuçi pretendon se në raportin e Donika Prelës është thënë se u largua papritur dhe më pas ka komunikuar me të se do vonohet më shumë se 45 ditë. Ai thotë se u konstatua mungesë në dokumentacion për 2500 dollarë të cilat i ka marrë hua të motrës dhe vjehrrës dhe 5000 dollarë të huazuara nga xhaxhai në Amerikë.
Prokurori Nakuci është vënë edhe përball kritikave të përfaqësuesit të ONM-s Teo Jacobs për mënyrën se si prokurori kryen veprimet pa mbajtur asnjë dokument edhe përgjatë komunikimit me oficerët e policisë gjyqësore.
Pas Nakuçit në vetting u paraqit një tjetër kandidat për SPAK, Edvin Kondili i cili është edhe prokurori i 613 kg kokainë.
Kondili rezultoi se s'kishte probleme në të tre kolonat si pasuri, profesion, integritet moral ndërsa vlerësoi procesin e vetting duke kërkuar rikonfirmim në detyrë. Vendimet për të dy kandidatët e SPAK pritet të jepen më datë 7 qershor ora 12 dhe 14.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7526
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Intervista e Dumanit/ Lapardhaja: Dje konfirmoi që SPAK dhe ai janë indiferent ndaj sulmeve politike! Një prokuror që nuk ka marrë asnjë dhuratë, fat për shoqërinë shqiptare
23 Nëntor, 17:35
-
Pas 7 refuzimesh, Berisha s'heq dorë! Këmbëngul për liri në Gjykatën e Lartë
23 Nëntor, 15:41
-
Dumani ‘indiferent’, Blushi e sulmon sërish: SPAK po i garanton imunitetin qeverisë e bandave! Arrestimi i Metës banditesk
23 Nëntor, 14:43
-
Disa përfundime pas intervistës së Altin Dumanit
23 Nëntor, 12:07
-
Avokatët e dosjes 'Metamorfoza' reagojnë pas intervistës së Altin Dumanit: Sqarim lidhur me vlefshmërinë e të dhënave të SkyECC
23 Nëntor, 12:05
-
Fisniku Dumani
23 Nëntor, 12:03
-
Dumani me 3 apartamente? Kreu i SPAK i përgjigjet Berishës: Kurrë në jetën time s’kam pranuar jo ryshfet, por as dhuratë mbi 100 dollarë
22 Nëntor, 21:48
-
Altin Dumani: Indiferent ndaj sulmeve të politikanëve, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale! Rëndësi kanë provat, jo emri! Në Sky gjetëm lidhjet e krimit me politikanë e zyrtarë
22 Nëntor, 21:22
-
Ylli Pata: Pse shpërtheu bomba në PD pas vendimit të Kushtetueses
22 Nëntor, 17:58
-
Vettingu/ Mbyllet rivlerësimi në KPK, në ‘filtër’ 805 magjistratët! Vetëm 373 u konfirmuan të ndershëm, qytetarët ndihmuan drejtësinë me rreth 6700 denoncime (SHIFRAT)
22 Nëntor, 12:05
-
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-kryebashkiakut të Himarës, mbetet në fuqi vendimi i Apelit për sekuestron e apartamentit të Jorgo Goros
21 Nëntor, 16:22
-
Tiranë/ Shtyhet seanca në GJKKO për Vangjush Dakon, shkak mungesa e avokatëve! Pritej që mbrojtja të jepte konkluzionet
21 Nëntor, 15:06