Kandidatët e Bashës/ Indrit Sefa në 'Studio Live': Basha dhe PD kanë fituar disa beteja! Flogert Muça: Lufta me Metën, për vendin e tretë

Basha dhe Partia Demokratike zyrtare duket se do të bëjnë publike emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 2025 në fillim të muajit qershor. Fillimisht, ishte paralajmëruar për në fund të marsit, por zhvillimet e brendshme në parti bën që afati të shtyhej.

Sekretari ligjor në PD, Indrit Sefa shprehet në ‘Studio Live’ në Report Tv se Partia Demokratike është në fazën e marrjes së kandidatëve nga të gjitha degët, të cilat do të paraqiten në Këshillin Kombëtar.

'Degët kanë filluar procedurat për propozimin e kandidatëve. Ka qenë disa faktor që kanë ndikuar në shtyrjen e afatit. Organizimi i PD ka marrë më shumë kohë se duhet. Por edhe përfundimi i komisionit të reformës zgjedhore. U dështua nga elementë të mazhorancës dhe deputetë të tjerë bëri të mundur faktin që PD të jetë e paqartë për sistemin me lista të hapura apo mbyllura. Jemi në fazën duke marrë kandidaturat nga të gjitha degët, që do të paraqiten në Këshillin Kombëtar.

Nuk besoj se do ketë shtyrje taktike. Në fillim të qershorit do të kemi kuvendin programor të PD. Do nxirret programi politik dhe kandidaturat që do të jenë 11 muaj apo 12 muaj nga zgjedhjet', tha Sefa.

Gazetari Flogert Muça, thotë se strategjia e Bashës për të nxjerrë emrat e kandidatëve 8 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme është një strategji e mirë.

'Mesa kam lexuar nga kryesia e PD do të zhvillohet një konventë ku do të dalin emrat. Pati një lajm nga mediat e doktorit që thonë se Basha nuk ka emra. Fakti që do t’i nxjerri 8 muaj para është strategji e mirë. Njerëzit që do të jenë lokomotiva e Bashës do të kenë shumë kohë në zonën e tyre.

Fakti që Basha kërkon ta kthejë partinë jo elektoral por si ajo Socialiste që është 12 muaj në terren. Gabimi që ka bërë kur ka qenë me doktorin, ishte që bënte fushatë dhe aktivizëm vetëm për fushatë, 1 muaj e gjysëm. Socialistët kanë qenë në terren 12 muaj. Në realitetin shqiptar në Kosovë Maqedoni, nuk mjafton të jesh parti elektorale, duhet të jesh me njerëzit çdo ditë', thekson Muça.

Sefa shton se tashë PD është më aktive në elektorat dhe në terren, duke synuar decentralzimin e partisë ku figurat të jenë kandidatët.

'Elementi kryesor që PD të përcjellë qytetarëve është të jetë në terren. Duke zgjedhur elementët më të mirë, politika do të jetë më e decentralizuar. PD jetë fushatë në zona, e decentralizuar, më afër qytetarëve. Programi do të përçohet.

Duke zgjedhur kandidatë më të mirë mendojmë se do të rrisi peshën specifike të PD në elektorat. Kjo e bën më të fortë elektoratin dhe bazën e PD dhe më shumë pjesë e vlerave të kandidatëve. Një PD e shtrirë në bazë do jetë alternativë shumë më e fortë se sa një parti që udhëhiqet nga kryetari', shton Sefa.

Për Muçën, kjo strategji e Bashës mbart dhe rrezikun e kompromentimit të kandidatëve nga Rithemelimi i Berishës, ndërsa Sefa thotë se në PD nuk kanë vend persona që kryejnë shantazh ekonomik.

Muça: Doktori të fik derën. Ata njerëz janë pjesë e Bashës kanë votuar edhe doktorin edhe Bashën. Ne kaq vend jemi. Brenda një familja politike është shumë thjesht që dikë ta rekrutoj nga Rithemelimi. Është grupi shoqëror, nuk e di a ka kapacitete Basha sa Doktori?

Sefa: Shantazhi ekonomik që mund të bëjnë palë të treta nuk e kanë më vendin në PD dhe e kanë gjetur vendin diku tjetër.

Sa i përket kandidatëve në qershor, Muça thekson se kjo është dhe një lloj vettingu që Basha i bën atyre për të parë kush ka më shumë ndikim në elektorat.

'Basha bën një vetting që tani në qershor. E para kush mund të lëvizi, del nga rreshti. E dyta bën një vlerësim se kush nga figurat është popullorja. Ndërton shtab elektoral që i mungon partisë së Bashës. Ka mundësi tani 8 muaj më përpara, momenti të ndërtoj një shtab elektoral nga Vermoshi në Konispol. Problemi sa frymëzon Basha, çfarë ekipi do jetë është debat tjetër. Po shohim një Bashë tjetër, jo atë të kostumit.

Po shohim Bashën njeri, tifoz, Bashën e humorit. Po bën një lëvizje të zgjuar PR. Ajo që i mungon është përplasja me titanët. Jo debat me Ramën dhe Berishën dhe Metën, por të jetë pak më i fortë në fjalimet politike. Ne jetojmë në një Big Brother dhe nëse nuk je në debatin e të mëdhenjve ti ngelesh jashtë. Ngjan si partitë e reja, si Adriatik Lapaj. Aty është edhe i atakueshëm nga kundërshtari, sepse ka qenë pjesë e pushtetit', vijon më tej Muça.

Sefa vijon më tej duke thënë se Basha ka fituar disa beteja, pasi përfaqëson të vetmin subjekt politik në vend që mbështet SPAK.

'PD dhe Basha kanë disa beteja të fituara, i vetmi subjekt politik që mbështet SPAK. Kemi një draft për kodi zgjedhor,. Një parti që i qëndron qëndrimeve të saj. Ka një amnisti penale që liroi të korruptuarit nga GJKKO. Kemi dy bashkime të PS dhe Rithemelimit që i dhanë një sinjal SPAK dhe GJKKO, për t’i treguar se politika është ajo që vendos në fund.'

Sa i përket protestës në bashkinë e Tiranës dhe sulmet e Metës ndaj Bashës, Sefa jep një përgjigje konçize.

'Pas 2 vjetësh të njëjtët persona shpresojnë të bëjnë një amnisti tjetër penale që të dalin drejtorët e Veliaj nga burgi dhe ata që hedhin molotov të mos dalin nga burgjet. Nuk bëhemi pjesë e këtij skenari. Këta palaço deputetë, i lënë rrugëve dhe nuk i bëjnë kërkesë mazhorancës. Për Metën ka qenë një shprehje kohë e diktaturës: Nuk ka ditur Mehmeti se ç’bënte Enveri me kokën e tij. Dhe Meta nuk ka patur dijeni se ç’bënte Monika si kryetare partie. Ai e drejtonte LSI me korrespondencë', shprehet Sefa.

Ndërsa Muça thotë se protesta ndaj Veliajt, është protestë ndaj SPAK, ndërsa lufta Basha-Meta është luftë për vendin e tretë në zgjedhje.

'Ata po protestojnë kundër SPAK. Veliaj i ka rrëzuar mitin e fundit që ata kishin që SPAK është i kapur. Veliaj me një lëvizje shumë normale që shkoi atje i ka ç’mitizuar. Dhe këta i bien murit të bashkisë se i çmitizoi SPAK. Veliaj u soll si njeri normal, shkoi bëri deponimin e tij, është armik. Armik është SPAK-u, armik janë amerikanët.

Basha e sulmon Metën sepse Basha do të jetë numri tre në zgjedhje, jo Meta. Është luftë për vendin e tretë. Meta e sulmon se ka shpallur armiqtë e jashtëm si SHBA dhe armiqtë ë brendshëm, tek të brendshmit është Braimllari, si Kadri Hazbiun. I duhet një armik tjetër si Basha. Kujt do ia faturojë rënien e LSI. Nuk ka kujt tia faturojë', thotë Muça.

G.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po mër po: 06/05/2024 18:32

    Basha dhe Meta po luftojnë për vendin e fundit. Kurse Rama me Saliun bëjnë lojë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale