Kandidatët e Rithemelimit në primare për Tiranën e kapin me të ardhurit: Pse duhet të vijë ai banori nga Laçi në Tiranë?

 

Pas deklaratës së Belind Këlliçit për të ardhurit, edhe kandidatja tjetër në primare Adriana Kalaja ka habitur sonte me një deklaratë raciste dhe ndasore ndaj qytetarëve që vijnë nga rrethet në Tiranë.

E pyetur në lidhje me lagjen “5 Maji”, Kalaja tha se “përse duhet të vijë ai banori nga Laçi në Tiranë”

“Më fal çfarë po ndodh tek zona e “5 Majit”? Janë prishur ndërtesa, prona private pa vendim prishjeje. Aty do ndërtohet një zonë,  thuhet për banorët e prekur nga tërmeti. Më fal, përse duhet të vijë ai banori nga Laçi në Tiranë? Edhe vetë ai personi që është në Bubq, apo kudo tjetër, ai do të jetojë aty me tokën e tij”, u shpreh Kalaja.


Lajmi kryesor:

Primaret, Këlliçi në ‘5 pyetjet’: Ja plani im për Tiranën! Kalaja: Unë do mposht Veliajn, do rreshtoj kullat dhe do u vë tritolin


G.MO/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen