Kandidatët për deputetë të PD-së nisin deklarimin e pasurisë, përjashtohet kupola drejtuese, automatikisht në listë

Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike tashmë ka hyrë në një tjetër fazë, atë të plotësimit të formularit të vetëdeklarimit të figurës dhe integritetit. Rreth 900 kandidatë të kualifikuar nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve mes 3648 kandidatëve të propozuar nga anëtarësia, me përjashtim të kupolës drejtuese të PD dhe rrethit të saj, kanë nisur të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit. Pjesë e rëndësishme e formularit, përpos të tjerave, është edhe deklarimi i pasurisë. Kandidatët duhet të deklarojnë të gjitha pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme të akumuluar ndër vite dhe deri në momentin e dorëzimit të formularit. Kandidatët duhet gjithashtu të deklarojnë edhe pasuritë në emër të bashkëshortëve, bashkëjetueseve dhe fëmijëve të tyre madhorë.

Kandidatët duhet të deklarojnë si pasuritë e regjistruara, ashtu edhe të paregjistruara, brenda dhe jashtë vendit, shoqëruar me burimin e krijimit të tyre. Ata duhet të deklarojnë çdo send me vlerë mbi 300 mijë lekë, aksionet nëpër kompani, paratë cash, paratë nëpër banka, borxhet, likuiditetet, të ardhurat nga funksionet publike, organizatat etj. Komisioni do të kërkojë informacion ndaj institucionet shtetërore, nga degët e PD, të bëjë sondazhe dhe të intervistojë kandidatit, për verifikimin e të dhënave.

Por, jo të gjithë kandidatët e kualifikuar nga Komisioni i i Vlerësimit të Kandidatëve do të deklarojnë pasurinë. Janë përjashtuar nga deklarimi i pasurisë dhe nga plotësimi i gjithë formularit për figurën dhe integritetin të gjithë personat që gjatë 10 viteve të fundit kanë qenë deputetë apo kryetar bashkie, si përfaqësues të Partisë Demokratike. Nga ky parashikim favorizues përfiton rrethi ish-deputetëve dhe ish-kryebashkiakëve të PD që nga viti 2010 dhe në vijim, një pjesë prejt të cilëve përbëjnë kupolën drejtuese të PD.

Ndërkaq, vetë Lulzim Bashën, Sali Berisha dhe rrethi i tyre i ngushtë, jo vetëm që nuk do të plotësojnë formularin dhe nuk do të kalojnë filtrat e përzgjedhjes të Komisionit si të tjerët, por ka vendosur që të zgjidhen automatikisht kandidatë për deputetë, si pjesë e kuotës së 20% që zgjedh kryesia e PD-së. Pra, procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë të PD-së përfshin vetëm nivelet e ulëta apo prurjeve të reja.

 Formulari për deklarimin e pasurisë nga kandidatët e PD për deputetë 

Vendimi i Bashës për përjashtimin e ish-deputetëve dhe ish-kryebashkiakëve nga deklarimi i pasurive 

 

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hahaha: 29/08/2020 07:37

    Wow

    Përgjigju
  • Iris: 29/08/2020 00:06

    Duket PD-se I duhet te beje Akoma nje rruge te gjate drejt demokracise ,drejtesise e barazise te brendeshme.Meqenese nuk ka veting dhe ka futje automatike te kupoles ne zgjedhje,atehere ka ardhur koha qe tu behet nje veting AUTOMATIKISHT nga populli ne zgjedhjet e 2021.

    Përgjigju
  • agim: 28/08/2020 20:06

    Shkurte hajdutet nuk do deklarohen,hajdutet do dalin deputet,parti hajdutesh prrit qeveri te paster prej tyre

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 28/08/2020 19:15

    Qe kupola e pd mund te futet ne liste eshte zgjidhje e tyre.por deklarimet qe kerkohen per figuren e sejcilit jane pune tjeter qe lidhet me ligje te propozuara nga vete kjo opozite.siç behet periodikisht deklarimi i pasurise,duhet te behet edhe ajo e dekriminalizimit.nje here ne 4 vjet,pra ,sa here qe futet ne liste.

    Përgjigju
  • shoku nga Astiri: 28/08/2020 19:04

    Qysh ne momentin qe eshte vendosur se 20% te kandidateve i vendos Partia, c'do gje eshte hipokrite. Pse te behet ky dallim ? Kush ka vjedhur me shume se Saliu,Luli? Saliu,Luli, paloka ,e te tjre qe kane qebne deputet,po te jene ne liste ,jane te bindur se asnje nuk i voton. Edhe sikur kete 20% taken et gjitha partite,listat e haour jane pirdh ne te.

    Përgjigju
  • PDist pa perfaqesim: 28/08/2020 18:27

    Beni si them une, mos Beni si bej une. Pse kupola te mos deklaroje pasurine? E kane kollaj, se ca e kane pasur detyrim. Lulo, aman hape krahun se kemi fillu me votu Ramen vetem qe ti te ikesh se po na je bo si Interi.

    Përgjigju
  • DEMOCRATIC: 28/08/2020 18:24

    Çfar hajgarje... Kupola e PD automatikisht perjashtohet nga vet deklarimet....dmth ata skan nevoje per veting.. pra kan imunitet te perjeteshem dhe po automatikisht do te jene te perjeteshem ne parlament... Kjo qenka risia qe sjell sot PD... Hajgare... Komedi kllounesh...Po sikur zot na ruaj..e neser mund te vine ne pushtet....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë