Kandidatët për KLP, Prokuroria e Përgjithshme miraton Vladimir Marën dhe Esmeralda Keshin

Kandidatët për KLP, Prokuroria e Përgjithshme miraton Vladimir Marën dhe Esmeralda Keshin

Arta Marku

TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme ka bërë verifikimin ligjor të dy kandidatëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Vladimir Maren dhe Esmeralda Keshin, duke miratuar kështu kandidaturat e tyre.

Relacioni që i është dërguar prokurores së Përgjithshme Arta Marku, thuhet se dy kandidatët kanë plotësuar kushtet ligjore për të kandiduar si anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Vladimir Mara është prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranës, ndërsa Keshi është prokurore në Prokurorinë e Dibrës.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë aktualisht funksionon me 10 anëtarë nga 11 që duhet të ketë.

Gentian Osmani u shkarkua nga detyra nga Kolegji i Posaçëm i Apelit, edhe pse e kishte kaluar shkallën e parë të vettingut, në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në 2018.

Shkarkimi i tij u bë pas ankimimit nga Komisioneri Publik për shkak se ai nuk justifikonte pasurinë.

(Kliko ketu per te lexuar  relacionin e Prokurorise se Pergjithshme për Arta Markun)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë