Arsyet e shkarkimit/ Ja pasuria që rrëzoi prokurorin që kërkoi arrestimin e Tahirit

Kolegji i Posaçëm i Apelit vendosi dje të shkarkojë nga detyra ish-prokurorin e Krimeve të Rënda, Gentian Osmanin, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Osmani është i njohur si prokurori që kërkoi arrestimin e ish-ministrit  të Brendshëm, Saimir Tahiri. Prokurori Osmani u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, në 2 gusht të vitit 2018. Por, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i rekomandoi Komisionerit Publik që të ankimonte vendimin për Osmanin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Komisioneri Publik, në 15 nëntor të 2018, i kërkoi Kolegjit të Apelimit, shkarkimin e Gentian Osmanit nga detyra për shkak të problemeve me pasurinë.

Kolegji i Apelimit, pas shqyrtimit gjyqësor, vendosi të largonte Osmanin nga detyra. Po cila është pasuria e Gentian Osmanit që i kushtoi shkarkimin nga detyra si anëtar i KLP? Nga verifikimet e kryera nga Shqiptarja.com rezulton se, sipas Komisionerit Publik dhe Kolegjit të Apelimit, Gentian Osmanin nuk ka pasur burime të mjaftueshme financiare të ligjshme për të blerë një apartament banimi me sipërfaqe 96 m2. Apartamentin e ka blerë në janar të vitit 2017 me vlerë 82 mijë euro. Është pikërisht ky apartament, i cili ka kushtuar Gentian Osmanit largimin nga sistemi i drejtësisë për 15 vite.

Komisioneri i Publik
Komisioneri i Publik është organi i parashikuar në Kushtetutë për të ankimuar në Kolegjin e Apelimit vendimet e Komisionit të Pavarur të Apelimit për shkarkimin ose konfirmimin në detyrë të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në parashtrimet përfundimtare që Komisioneri Publik ka depozituar në Kolegjin e Apelimit, për Gentian Osmanin, thuhet se ky i fundit, si burim krijimi për blerjen e apartamentit në shumën 82.000 euro, subjekti ka deklaruar llogari, e krijuar nga shitja e pasurisë apartament me sipërfaqe 72 m2, për vlerën 80.000 euro si dhe 2.000 euro, me burim krijimi nga kursimet e subjektit dhe të bashkëshortes. Por, sipas Komisionerit Publik, Osmani nuk justifikon blerjen e apartamentit 72 m2, të cilin e ka shitur 80 mijë euro, për të blerë apartamentin 96 m2 me vlerë 82 mijë euro. “Subjekti i rivlerësimit si burim krijimi të apartamentit me sip. 72 m2, shitja e të cilit është “origjina” e pasurisë së deklaruar apartament me sip. 96 m2 , ka deklaruar: (i) të gjitha kursimet cash në vite së bashku me bashkëshorten; (ii) hua në shumën 20.000 euro dhe (iii) dhurimin nga prindërit e bashkëshortes/personat e tjerë të lidhur, në shumën 1.500.000 lekë. Lidhur me kursimet cash, të deklaruara të akumuluara në vitin 2009.

Referuar deklarimeve periodike të subjektit deri në këtë periudhë, në vlerësim të Komisionerit Publik, këto kursime mbulohen nga të ardhurat me burime financiare të ligjshme. Lidhur me huan. Në vlerësim të Komisionerit Publik, edhe pas paraqitjes së provave të reja në seancën e datës 11.7.2019, subjekti i rivlerësimit nuk arriti të shpjegojë dhe vërtetojë bindshëm mënyrën se si kjo hua ka mbërritur te subjekti i rivlerësimit2 dhe si janë shlyer këstet e saj, sipas deklarimeve të tij në vitet 2011-2013. Në përfundim, Komisioneri Publik ka vlerësuar se provat dhe aktet e paraqitura mbi këtë shkak ankimi nuk mund të konsiderohen si dokumentacion justifikues ligjor mbi burimin e ligjshëm të huas, duke provuar të kundërtën për sa ka rezultuar, sikundër ato nuk provojnë dhe vërtetojnë ekzistencën e kësaj marrëdhënie huaje”, thuhet në dokumentin e Komisionerit Publik. 

Kolegji i Apelimit
Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi dje vendimin për të ndryshuar vendimin e KPK, duke shkarkuar nga detyra Gent Osmanin. “Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj  kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 36/2018, datë 04.12.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 61, datë 02.08.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Gentjan Osmani. Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues, në mënyrë unanime, vendosi: Ndryshimin e vendimit nr. 61, datë 02.08.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke shkarkuar nga detyra subjektin e rivlerësimit Gentjan Osmani.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall në Tiranë, më datë 31.07.2019”, njoftoi KPA. Me shkarkimin e Gentian Osmanit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ngel me 10 anëtarë, nga 11 që duhet të ketë. Në këto kushte Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku pritet të bëjë edhe një herë thirrjen e prokurorëve, për pasuesin e tij në KLP. Edhe më herët një anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, është shkarkuar në proceset e Vetingut. Antoneta Sevadari ish-prokurore e Krimeve të Rënda, u zëvendësua në KLP nga Vate Staka.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 01/08/2019 11:47

    Pisi pis ngelet ndaj hekurat ketij bastardi

    Përgjigju
  • BILE rexhep leka ISH KASAP DERRASH [ KEPI ]: 01/08/2019 11:19

    Shikoni kamikazët e kryekriminelit salhe gentjsn osmani me kokën si qen stani donte arestimin e Sajmir Tahirit . Po ky kok shinik do arestohet për lekët e mara si rushfete se si justifikon lekët. Apo vetëm përzēri kto lloi monstrash e kaq.

    Përgjigju
  • peoples: 01/08/2019 10:28

    II kurruptuar ...plaseni brenda fytyr kriminelin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral