Kandidati i Berishës për Durrësin shpalos programin për 6 marsin: Arsyeja pse nuk zgjodha Bashën

TIRANË- Kandidati i Berishës për zgjedhjet e 6 marsit, Ardian Muka ka prezantuar programin elektoral që do t’u ofrojë qytetarëve të Durrësit. Në ‘Studio Live’ në Report Tv, Muka me profesion urbanist thotë se do i japin zgjidhje mbetjeve urbane dhe do të kenë në fokus riciklimin e tyre. Me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, Muka thotë se nëse do të zgjidhet kryebashkiak do të propozojë që porti i jahteve në Durrës t’i kalojë qytetarëve durrsak dhe jo t’i mbetet kompanisë arabe.

“Të bëhen pjesë e ndryshimit, e projektit që ne kemi për Durrësin, kësaj radhe besoj do bëj ndryshimin e madh. Ka të bëjë me një administrim më të mirë ndaj bashkisë, shërbim më të mirë për qytetarët, zgjidhje për portin e jahteve, ne do propozojmë që qytetarët durrsak të jenë dhe të mbeten pronarë të portit, mos të mbetet kompania arabe. Do kërkojmë të krijohet një fond publik për investimet, ku të jenë qytetarët e Durrësit pronar. Mund të qëndrojë aty ku është, por po e theksoj kërkohet një studim i mirë fizibiliteti. Do i japim zgjidhje mbetjeve urbane, pas skandaleve që kanë shpërthyer me inceneratorët, me atë të Elbasanit, do i vijë radha edhe atij të Tiranës dhe Durrësit. Ne kemi riciklimin si zgjidhje, që do bëjë që mbetjet nga një barrë do kthehet në një përfitim për qytetin, do shiten si vlerë e shtuar për Bashkinë dhe do kthehen projekte për qytetarët. Një zonë e re industriale në Portin e Romanos, kjo zonë do kthehet në një nga më të fuqishmet jo vetëm në Ballkan por edhe Europën Juglindore, ku të rinjtë shqiptar nuk do kenë nevojë të largohen”,

Muka thotë se kanë një avantazh përballë kandidatëve të PS-së, pasi do t’u gjenden më pranë qytetarëve dhe problemeve të tyre.

“Avantazhi jonë i vetëm në garën me PS është që ne, unë do lidhim aleancën me qytetarët, do jenë ata që do vendosin, nëse në këto 22 vite ata ndihen të përfaqësuar, apo ne kemi nevojë për ndryshim. Nga kontaktet që kam, nga mesazhet, ka nevojë për ndryshim”, tha Muka.

Muka pati edhe një koment se përse zgjodhi të kandidojë nën logon e ‘Shtëpisë së Lirisë’, koalicioni Berisha-LSI-PDK, dhe jo me Partinë Demokratike zyrtare.

“Unë besoj në vlerat e traditës, unë besoj tek familja, tek prona, tek morali, prandaj zgjodha Berishën dhe atë çfarë shtëpia e Lirisë përfaqëson”, theksoi Muka.

Ardian Muka është kandidati që doli nga primaret e Komisionit të Rithemelimit, ndërkohë që në këto zgjedhje do të ketë përballë, Emirjana Sakon nga radhët e socialistëve, aktualisht kryetare në detyrë, di edhe Luan Hotin nga PD-ja zyrtare.

SI.E./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë