Kandidati i Metës dhe Berishës për Himarën përkrahet nga anti-shqiptari i shpallur ‘non grata’! Babis Karathanos shfaqet në takimet e Fredi Belerit

Kandidati i Metës dhe Berishës për Himarën përkrahet nga anti-shqiptari i shpallur ‘non grata’! Babis Karathanos shfaqet në takimet e Fredi Belerit

Karathanos në takimin e Belerit në Athinë më 7 maj

Fredi Beleri kandidati i koalicionit Meta-Berisha për bashkinë e Himarës, duket se po e përdor këtë fushatë elektorale për të arritur atë që deklaroi edhe disa ditë më parë për mediat greke ku u shpreh se qëllimi i tij ishte helenizimi i Himarës dhe hapja e shkollave greke në këtë zonë.

Së fundmi janë publikuar disa foto ku në mbështetje të Belerit për këtë qëllim, ëhstë edhe anti-shqiptari i njohur si Babis Karathanos i cili është shpallur non-grata nga Shqipëria që prej vitit 2019. Ky i fundit siç duket është aktivizuar në fushatën elektorale të Fredi Beler ii cili është kandidati i koalicionit Berisha-Meta-Dule në Himarë.

Një prej fotove të publikuara, ku në të njëjtën tavolinë shfaqet Babis Karathanos i shoqëruar edhe nga Vangjel Dule është bërë në 23 shkur të këtij viti në Athinë, gjatë një takimi electoral të Fredi Belerit.

Ndërsa në foton tjetër të publikuar gjatë një takimi electoral të zhvilluar po në Athinë në 7 maj të këtij viti, pra para 3 ditësh, shfaqet sërish Babis Karathanos si i ftuar nderi gjatë fjalës që mban Fredi Beleri.

Babis Karathanos së bashku me Fredi Belerin ishin dy prej personave të akuzuar nga policia shqiptare për masakrën e Peshkëpisë në vitin 1994 ku u vranë dy ushtarë shqiptarë.

Në Tetor të vitit 2018 kur forcat Renea vranë në Bularat të Gjirokastrës, 35-vjeçarin Kostandinos Kacifa, i cili sulmoi me armë policinë, në varrimin e tij nuk mungoi Babis Karathanos bashkë me Fredi Belerin i cili përpiqet të fshihet në fund të kortezhit mortor.

Ndërsa një vit më vonë në 2019-ën, Babis Karathanos iu ndalua hyrja në territorin e Shqipërisë pasi ishte shpallur ‘non-grata’.

Ndaj deklaratave të Belerit për helenizimin e Himarës, reagoi edhe kryeministri Edi Rama i cili tha se kandidati i Berishës dhe Metës nuk ka asnjë lidhje me marrëdhëniet shqiptaro greke dhe se po i bën një ofendim të madh Republikës së Shqipërisë.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Termeti: 10/05/2023 19:06

    Kur nje person eshte non grata , nuk mund te hyje ne territorin e atij shteti qe e ka bere te tille!Prandaj nuk eshte faji i Z. Bejleri por i policise tone.

    Përgjigju
    • RAMADAN HOXHA: 10/05/2023 21:03

      Të drejtë ke,patjetër faji është i shtetit Shqiptar,por....ai nuk ka hyrë në Shqipëri,dhe këto takime me Belerin i ka bërë në Athinë dhe jo në Shqipëri.

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë