Kandidati i PD në Kuçovë për Report Tv i përgjigjet Berishës: Tërheqja, opsion i çaktivizuar pavarësisht presioneve! Po konkurroj me program, jo parti!

TIRANË- Kandidati i Partisë Demorkatike në Kuçovë, Ilirjan Koxhaj është shprehur se nuk i intereson aspak “lufta brenda partisë” dhe thekson se pavarësisht presioneve që mund të ketë, nuk do të tërhiqet. Në një intervistë për Report Tv, në emisionin “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj, Koxhaj iu përgjigj edhe Sali Berishës, duke thënë se ai konkurron me program dhe jo me logon e një partie.

“Opsion i caktivizuar tërheqja, kam ofruar alternativën time, kemi disa momente dhe pika që i kemi konsultuar me grupet e interesit, kemi nxjerrë disa pika me shtyllat e programit tonë, insfrastruktura, rrugët pallatet, pallatet janë akoma si para viteve 1990, nxitja e punësimit, unë me konkurrentët, po konkurroj me program, jo me parti, s’jam për t’i prishur punë dikujt. Një kandidat nuk ka alternativ, tjetri s’ka as alternativ dhe as nuk takohet me qytetarët. Nuk garoj sepse duhet të dobësoj për një kandidat, apo të forcojë një tjetër. Qytetarëve nuk u intereson situata në PD se nuk janë zgjedhjet parlamentare, por problemet e përditshme. Nuk u intereson shumë se ca bëhet në Tiranë, apo në Shqipëri, por cfarë do bëhet me vendet e reja të punës, me kulturën e tyre, ku po na humbasin edhe burimet njerëzore nuk u kushtojnë vëmendje personave që iu kanë vjedhur rininën, bashkëmoshatarëve të mi dhe fëmijëve tani”, tha Koxhaj.

Në Report Tv, ai ka treguar edhe arsyen se përse ka vendosur që të garojë, një përgjigje kjo edhe pse ka vendosur që t’i bëjë ballë çdo presioni të mundshëm.

“Jam rritur në këtë qytet, i martuar me 3 fëmijë, unë jetoj bashkë me prindërit dhe në një nga ditët rutinë, me del fjali përpara dhe më tha “unë kur të rritem do largohem nga Shqipëria”, u tmerrova dhe thashë si ka mundësi, në rrugicën time tha nuk kam më shok, në kasën time largohem, kjo më bëri të isha kandidat, jo sepse forca ime nuk gjente dikë”, shtoi ai.
Në fund ka bërë edhe profil të shkurtër të tijin.

“E kam filluar anëtar i thjeshtë, pastaj edhe drejtues politik, unë kam qenë anëtarë i këshillit bashkiak 2015-2019, kemi arritur të lobojmë dhe mbanim taksat për 2 vjet të pangritura”, përfundoi Koxhaj.

Koxhaj është në garë me Kreshnik Hajdarin e PS dhe Lefter Maliqin nga koalicioni Berisha-Meta.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat