Kandidati i PD për Tiranën, Roland Bejko: Këlliçi në hall, bën premtime që nuk i beson as vetë

Kandidati i PD për Tiranën, Roland Bejko: Këlliçi në hall, bën premtime që nuk i beson as vetë

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, ka komentuar premtimet e kandidatit të çiftit Meta-Berisha, Belind Këlliçi, duke u fokusuar tek ajo për transport publik falas.

Në një intervistë për ABC, Bejko thotë se Këlliçi është në hall dhe po bën premtime jorealiste, të cilat nuk i beson as ai vetë.

“Ndonjëherë është mirë që krizës apo mungesës së besimit të qytetarëve, të mos i hidhet një lloj shurupi i tillë përsipër, për t’i ëmbëlsuar ata, dhe për t'u bërë i pëlqyeshëm. Jo çdo premtim populist është i realizueshëm sepse nesër do të ballafaqohet me qytetarët. Kemi dëgjuar premtime të tilla të bujshme në Shqipëri. Kush është në hall bën premtime që edhe vetë nuk i beson dot. Nëse i beson nuk është në këtë realitet, jeton në një botë tjetër”, tha kandidati i PD-së.

Vetëm një ditë më parë, Partia Demokratike zyrtarizoi Roland Bejkon si kandidat për Bashkinë e Tiranës për 14 majin. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hektor: 27/03/2023 20:35

    Qendrimi partiak i ketij Bejkos eshte bureror por ne Tirane nuk fiton kurre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!