Kandidati i PD-së për Kolonjën
Dritan Hajro me arsim 8-vjeçar?

Kandidati i PD-së për Kolonjën<br />Dritan Hajro me arsim 8-vjeçar?
Kandidati i Partisë Demokratike për zgjedhjet e parakohshme që zhvillohen në Kolonjë në datën 20 nëntor, Dritan Hajro është me arsim 8- vjeçar.

Kolonjarët e Petro Nini Luarasit dhe Jani Vretos, kanë një traditë të hershme për arsimin, gjatë 25 viteve të fundit, sado të lënë jashtë vëmendjes, s’ka familje kolonjare që minimalisht ka një pjesëtar të diplomuar. Ky është kolonjari i fundit me 8-vjeçare, nuk mund te zgjidhet si kolonjari i parë.

Modeli i Berishës vazhdon po njësoj. Megjithëse në vendin e arsimit, zgjodhi për kryebashkiak një pronar dyqani bastesh me 8-vjeçare të mbaruar dhe gjimnaz që nuk dihet ku e ka nisur dhe ku e ka mbaruar.

Dritani, në një intervistë të realizuar para pak ditësh për Blitz.al deklaron se gjimnazin e ka mbaruar në Shkollën e Mesme të Përgjithshme Mollas, me korrespodencë në vitin 1995, pra në moshën 20-vjeçare. Ndërkohë sipas dokumentit rezulton se Hajro ka mbaruar këtë shkollë në vitin 2000, pra kur ka qenë 25-vjeç.

Sipas dokumenteve, Hajro është transferuar në këtë shkollë nga diku tjetër në vit të tretë gjatë periudhës kur shkollat në Shqiperi patën ndricimin më të madh, në vitin 1997. Shënimi i gjetur në amzë është fare i paqartë “Viti i parë, i dytë janë hedhur në bazë të vërtetimit nga shkolla e mesme Korçë. Figuron me numër amze (pa numër).

Në qytetin e Korçës, janë mbi 5 shkolla të Mesme, por në vërtetimin e amzës nuk specifikohet asnjëra prej tyre. Në të nuk ka asnjë numër reference nga shkolla e origjinës, edhe kjo për një arsye, sepse Dritani ndoshta nuk ka ndjekur asnjërën prej tyre.

Dritani në moshën 25-vjeçare nxitoi të “mbaronte” gjimnazin me korrespodencë sepse e priste puna si polic në doganë, punë nga e cila e përzunë për një marifet akoma më të madh se ky i diplomës, u ndalua dhe u arrestua për kontrabandë.

Gjimnazin 25-vjeç, e nuk i dihet ku e ka filluar e ku e ka mbaruar, polic në doganë, i larguar nga policia për kontrabandë, sot vesh kostumin e kandidatit. Ku shkojmë? E meriton Kolonja këtë? Kolonjarët nuk mund të venë në bast qytetin, veten, dhe të ardhmen. Bastet le të qëndrojnë larg Kolonjes./lexo.al

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh