Kandidati i PD-së në Korçë: Programi ynë do të lehtësojë rininë që do të investojë në sipërmarrje

Kandidati i PD-së në Korçë: Programi ynë do të lehtësojë rininë që do të investojë në sipërmarrje

Kandidati për deputet për qarkun e Korçës, Andrea Mano ka zhvilluar një takim me studentë. Gjatë bashkëbisedimit me studentët, kandidati demokrat i renditur i 7 në listën e qarkut Korçë, Mano ka prezantuar programin e PD për studentët dhe arsimin e lartë si dhe ka përmendur angazhimin e kësaj force politike në hartimin e politikave lehtësuese për të rinjtë që do të investojnë në hapjen e një biznesi.

"Bursë të plotë për studentët që vijnë nga familje me të ardhura nën 64.000 lek në muaj si dhe gjysmë burse për studentët qe vijnë nga familje me të ardhura mbi 64.000 lek në muaj. Praktika pune të paguara për studentët që do të merren me kërkime shkencore si dhe investim në studentët e ekselencës që të ndjekin studimet në universitetet më të mira të botës. Gjithashtu, qeveria do të investohet fort në programin "Brain Gain" që synon të rikthejë në Shqipëri studentët që janë diplomuar dhe jetojnë jashtë shtetit. Këto janë disa nga pikat themelore të programit të PD për studentët dhe të rinjtë", tha Mano.

Shqetësimit të të rinjve mbi mundësitë tejet të ulëta për punësim, Mano i është përgjigjur se qeverisja e PD do të ketë në vëmendje të veçantë zhvillimin e biznesit, e cila do të sjellë hapjen e vendeve të punës si dhe do të mbështetë të rinjtë që do të investojnë në hapjen e një biznesi të ri.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e OSBE takon Metën, nuk e kursen për sulmet ndaj SPAK: Gjyqësori nuk merr urdhra nga askush

Kryetarja e OSBE takon Metën, nuk e kursen për sulmet ndaj SPAK: Gjyqësori nuk merr urdhra nga askush