Kandidati i PD-së për Tiranën, Bejko: Ta çlirojmë qytetin nga kthetrat e kësaj klase politike! Lekët e fushatës ende s'na janë lëvruar

Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko thotë se me 14 maj qytetarët e Tiranës kanë mundësinë që t’i japin një shuplakë kësaj klase politike. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Bejko u shpreh se Rama, Berisha e Meta janë të gjithë njësoj, ndërsa Veliaj dhe Këlliçi janë çirakët e tyre.

‘Nëse humbet Këlliçi, Berisha dhe Meta nuk kanë humbur asgjë pasi Velija i ka favorizuar. Miliardët që dalin nga ato janë miliardat që i kanë përfituar nga oligarkët, për mua të, 3 Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta janë njësoj ndërsa Veliaj dhe Këlliçi janë çirakë të tyre. Qytetarët e Tiranës kanë shansit t’i japin një shuplakë të fortë kësaj klase politike. Mos e votoni Ilir Metën, që të bëni Ilir Metën me bashki, kështu që votoni PD-në. Aq kohë sa të jetë Berisha dhe Meta, Edi Rama do ta trashëgojë pushtetin pse jo edhe te djali.  Ta çlirojmë Tiranën nga kthetrat e kësaj oligarkie, t’ja kthejmë qytetin qytetarëve. Kemi qenë të parët që kemi bërë një program. Gjej një përkrahje shumë të madhe tek qytetarët në Tiranë. Më japin mbështetje mua si kandidat që them të vërtetën. Nuk kam dalë të marrë votë të njerëzve emocionalë.  Nëse jeni mërzitur me Eid Ramën, Ilir Metën Sali Berishën dhe delfinin e tyre Belind Këlliçin, alternativa jemi ne.’- tha Bejko.

Duke komentuar situatën brenda Partisë Demokratike dhe mbështetjen që ka gjetur nga deputetët, Bardhi u shpreh se ka disa politikanë që ende nuk e kanë gjetur veten brenda partisë. Sipas Bejkos, PD ende nuk ka marrë paratë që i janë caktuar nga KQZ për fushatën elektorale.

‘Para tre ditësh jam takuar me Bardhin, nuk e di nuk e kam ndjekur! Nuk i di qëndrimet që mban njëri apo tjetri. Në PD ende nuk e kanë gjetur pozicionin e tyre siç duhet. Është situata e tillë ku ka paqartësi shumë të mëdha. Partitë që drejton Meta me Berishën kanë marrë 65 mln lekë më pak se ne. Ende si kemi marrë paratë që lëvron KQZ.’- tha Bejko.

Nëse do të marrë drejtimin e kryeqytetit, Bejko u shpreh se PD ka një program konkret për zhvillimin e qytetit.

‘Në vazhdojmë të propozojmë idenë e Tiranës policentrite, të ndarë në 5 zona urbanistike. Nëpër fshatra banorët e këtyre zonave vijojnë me të njëjtat kërkesa, probleme me rrugën. Bashkia e Tiranës Erion Veliaj nuk ka investuar çfarë në çështje të sektorit të bujqësisë. Do të ndërtojmë 5 parkingje kryesore në Tiranë. Tiranës rurale i mungojnë 250 km rrugë. Kemi një ndotje shumë të lartë. 0.8% është m2 për gjelbërim për banorë. Do të ndërtojmë 5 tregje ushqimore në 5 pika kryesore të Tiranës.’- u shpreh Bejko.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miri: 08/05/2023 17:33

    Ky Rolandi do turperohet komplet. Nuk do marre me shume vota se Bojaxhiu qe doli si i pavarur ne 2015. Pra nuk besoj ta kaloje 15-16 mije vota.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë