Kandidati i PS për Kolonjën, një
kirurg. Ilia Sefo përballë Hajros

Kandidati i PS për Kolonjën, një<br />kirurg. Ilia Sefo përballë Hajros
Një mjek përballë kandidaturës së djathtë në Kolonjë. Partia Socialiste ka zyrtarizuar sot kandidatin e saj për kryetar të bashkisë së Kolonjës. Ai është Ilia Sefo, mjek-kirurg, ndërsa zyrtarisht këtë e bëri të ditur Pandeli Majko, nga selia e PS, pas mbledhjes së Kryesisë.

Majko u shpreh se, Selfo është një njeri dhe kirurg i respektuar në komunitetin e zonës dhe kryesia e PS e ka respektuar zgjedhjen që ka bërë baza e partisë në Kolonjë.

Mjeket në politikë, Majko e ka nje përgjigje
I pyetur nga gazetarja e Report Tv Elona Gjylmi se përse kjo strategji për mjekët në politikë, Majko ka dhënë dhe përgjigjen e tij.
“Kandidatin që kemi përzgjedhur është Ilia Sefo. Ai është kirurg dhe i ka shërbyer qytetarëve do kalojë si menaxher dhe njeri i respektuar i Kolonjës. Përzgjedhja e bërë është e duhura dhe kryesia e PS e miratoi këtë propozim. Pse mjekët për kryebashkiakë? Jo, nuk jemi të fiksuar pas mjekëve por mendojmë se mjeku është profesion që o të bën më mirë se ç’je ose më të keq se ç’je” tha Majko.

Kemi pasur edhe kryeministër mjek?
Ai ka pasur ditëlindjen, ta lëmë?

CV e kandidatit socialist
Ilia Sefo do të jetë garojë përballë Dritan Hajro, kandidat i opozitës, i propozuar nga Partia Agrare  Ambientaliste dhe i mbështetur nga Partia Demokratike.
Zgjedhjet në Bashkinë Kolonjë do të mbahen për shkak të humbjes së parakohshme të jetës se ish-kryebashkiakut Arben Malo.

Dr. Ilia Sefo ka lindur me 29 korrik 1959 ne qytetin e Ersekes, ku ne vitin 1978 mbaron shkollen e mesme te pergjithshme “ Petro Nini Luarasi” dhe ne vitin 1979 fillon studimet e larta ne universitetin e Tiranës dega mjekësi e përgjithshme, të cilin e përfundon në vitin 1984 me rezultate shumë të mira. Pas përfundimit të fakultetit emërohet mjek i përgjithshëm në spitalin e Ersekës. Në periudhën shtator 1985 - korrik 1988 kryen specializimin pas universitar pranë klinikës universitare të kirurgjisë spitali nr.2 Tiranë ku titullohet mjek kirurg. Nga viti 1993 emërohet Shef reparti i kirurgjisë, detyrë të cilën e ka kryer deri në nëntor 1997 kur transferohet në Korcë. Nga 15 maji 2001 -31 tetor 2001 është specializuar pranë klinikës së Urologjisë Tiranë. Dr. Ilia Stefa është mjek i aftë, i përgatitur teknikisht, zotërues i gjuhës frënge dhe njeh gjuhën angleze, ka marrë pjesë aktive në seminare e konferenca shkencore. Ai është trajnuar për 2 javë pranë universitetit “ Lui Paster” në Strasburg për kirurgji endoskopike, kurse nga 1-30 qershor 2008 është trajnuar pranë universitetit “ERCIYES” në Kajser të Turqisë në fushën e kirurgjisë së përgjithshme, pediatrike dhe ne fushën e endoskopisë. Dr. Ilia është marrë edhe me aktivitete shoqërore, ka qenë i zgjedhur në këshillin popullor të qytetit të Ersekës për 2 mandate. Nga dhjetori 2005 - maj 2007 ka qenë N/Drejtor Teknik i spitalit të Korçës. Nga janari 2013 e në vazhdim është Shef i Shërbimi të Kirurgjisë. Shenim: eshte i vetmi shef sherbimi i zgjedhur me votim te fshehte nga koleget kirurge (jo i emeruar nga drejtori si te tjeret)

Redaksia Online
(d.b/F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë