Kandidati i vetëm, Ceferin konfirmohet në krye të UEFA-s për mandatin e tretë! Armand Duka rizgjidhet në KE

Kandidati i vetëm, Ceferin konfirmohet në krye të UEFA-s për mandatin e tretë! Armand Duka rizgjidhet në KE

Aleksandër Ceferin

Aleksandër Ceferin është konfirmuar në krye të UEFA-s për mandatin e tretë. Slloveni ishte kandidati i vetëm për president të UEFA-s, teksa është konfirmuar në Kongresin e Lisbonës. Ceferin mban postin e presidenti të UEFA-s prej vitit 2016, fitoi sot mandatin e tretë në krye të qeverisë europiane të futbollit. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka është rizgjedhur për herë të dytë me një mandat 4-vjeçar në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Duka ka marrë 45 vota nga 55 anëtarët e shoqatës europiane të futbollit.

Kongresi i 47-të i UEFA-s mblodhi së bashku në Lisbonë presidentët dhe sekretarët e përgjithshëm të 55 shoqatave anëtare të UEFA-s për të marrë vendime që ndihmojnë në formësimin e futbollit europian.

Në fjalën pas rizgjedhjes, slloveni falenderoi anëtarët për mbështetjen.

“Dua t’u falënderoj nga thellësia e zemrës për mbështetjen. Është nder dhe përgjegjësi e madhe kjo detyrë. Dua t’u premtoj se do të jam më të mirën time për të mos ju zhgënjyer juve dhe futbollin”, deklaroi 55-vjeçari Ceferin.

Një avokat profesionist, Ceferin mori postin e kreut të UEFA-s nga francezi Michel Platini, i cili dha dorëheqjen për një konflikt interesi dhe skandal abuzimi me pushtetin. Platini dhe kreu i atëhershëm i FIFA-s, Sepp Blatter, më vonë u përballën me akuza penale në Zvicër, por përfundimisht të dy u liruan si të pafajshëm korrikun e kaluar.

Më tej Ceferin ka sulmuar idenë e Real Madridit, Juventusit dhe Barcelonës për "Superligën e Europës", duke i quajtur kartele.

"Ka klube që po e menaxhojnë veten në mënyrë të pamatur. Ne mbështetemi në meritat sportive. Nuk ka vend për kartele në futbollin europian. Futbolli nuk është pronë e askujt, në realitet i përket të gjithëve. Interesi i përgjithshëm duhet të jetë më i madh se interesi individual i tre klube. Ata që promovuan këtë projekt thonë se duan të shpëtojnë futbollin. Superliga është kthyer si personazhi i Kësulëkuqes: një ujk me veshjen e një gjysheje. Me kë po tentojnë të tallen? Ata janë kartele mbi meritokracinë dhe demokracinë. Janë paratë mbi trofetë. Ligat kombëtare duhet të vazhdojnë të jenë gurët e themelit të futbollit. Ne kemi nevojë për mbështetjen e të gjithëve për të mbrojtur modelin”, theksoi Ceferin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:11
Armand Duka rizgjidhet në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka është rizgjedhur për herë të dytë me një mandat 4-vjeçar në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Në Kongresin e zhvilluar në Lisbonë, Duka ka marrë 45 vota nga 55 anëtarët e shoqatës europiane të futbollit.

Ora 12:47
U rizgjodh në krye të UEFA-s, Aleksandër Ceferin kundër Superligës: Ata janë kartele

Aleksandër Ceferin do vijojë të jetë presidenti i UEFA-s për mandatin e tretë 4-vjeçar. Në Kongresin e mbajtur në Lisbonë, 55 anëtarët e futbollit evropian konfirmuan sllovenin, teksa vetë Ceferin në fjalën e tij ka sulmuar idenë e Real Madridit, Juventusit dhe Barcelonës për "Superligën e Europës".

"Ka klube që po e menaxhojnë veten në mënyrë të pamatur. Ne mbështetemi në meritat sportive. Nuk ka vend për kartele në futbollin europian. Futbolli nuk është pronë e askujt, në realitet i përket të gjithëve. Interesi i përgjithshëm duhet të jetë më i madh se interesi individual i tre klube. Ata që promovuan këtë projekt thonë se duan të shpëtojnë futbollin. Superliga është kthyer si personazhi i Kësulëkuqes: një ujk me veshjen e një gjysheje. Me kë po tentojnë të tallen? Ata janë kartele mbi meritokracinë dhe demokracinë. Janë paratë mbi trofetë. Ligat kombëtare duhet të vazhdojnë të jenë gurët e themelit të futbollit. Ne kemi nevojë për mbështetjen e të gjithëve për të mbrojtur modelin”, theksoi Ceferin.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Den: 05/04/2023 13:28

    Demokracia e futbollit,E lirojne vendin ose kur vdesin ose kur futen ne burg.Jane te pavarur vetem per maskaralliqe

    Përgjigju
    • kujdes: 05/04/2023 14:10

      Ceferini osht njeri i mire nuk osht maskara

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

Duhet të kaloni më shumë kohë me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Duhet të kaloni më shumë kohë me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot