Kandidati për kryeprokuror, Artur Selmani, nga radhët e Prokurorisë së Përgjithshme, ka shpalosur sot platformën e tij për këtë post.

Gjatë fjalës së tij para deputetëve në Komisionin e Ligjeve, Selami foli për karrierën e tij të gjatë në sistemin e drejtësisë, si dhe për avantazhet që ka për t’u zgjedhur në postin e kryeprokurorit të përkohshëm.

Ndër të tjera, ai ka thumbuar dhe deputetët e pranishëm në Komisionin e Ligjeve, teksa tha se politikanët shpesh bëjnë presion ndaj prokurorëve.

“Ju politikanët bëni shpesh presion ndaj prokurorëve”, tha Selami. 

d.c./shqiptarja.com