Kandidati për president
të gjithë kundër Nanos

Kandidati për president <br />të gjithë kundër Nanos
TIRANE - I vetëshpalluri ‘kandidat’ për President, Fatos Nano, duket se do të ketë një prapaskenë politike që do të shfaqet vetëm gjatë procesit të votimit të  Presidentit të Republikës. I pari deri tani, Fatos Nano ka kërkuar që të jetë president konsensual i votuar nga të gjitha partitë politike parlamentare. Por mesa duket, do të ketë hatërmbetje në selinë rozë, për aq koha sa nuk mbajti një qëndrim mbi vrasjen e 21 Janarit në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Kryetari i Partisë "Ligj dhe Drejtësi" Spartak Ngjela ka analizuar inervistën e Fatos Nanos dhe e ka konstatuar se ai ka gabuar që ka kërkuar votat e Partisë Socialiste, apo të shpallet kandidat nga ata, pasi, sipas tij, nuk ka mbajtur një qëndrim për ngjarjen e 21 Janarit. "Fatos Nano gaboi! Gaboi sepse ai nuk ka mbajtur një qëndrim për katër anëtarët e tij të vrarë. Të vrarë më 21 Janar. Për këtë rast ai duhet të kishte mbajtur një qëndrim, pasi e gjithë bota e quan vrasje", është shprehur avokati Spartak Ngjela. Ai e ka parë pak me dyshim reagimin e kandidatit të vetëshpallur për President, ndërsa ka kërkuar që të shpallet kandidat nga Partia Socialiste.

Erion Braçe
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka komentuar përgjigjen e ish-kryesocialistit Fatos Nano, teksa është pyetur për përgjegjësit e 21 Janarit. "'Ne 21 Janar të dyja palët tejkaluan të drejtën"! Çke thënë kështu? Në 21 Janar janë vrarë 4 opozitarë dhe plagosur të paktën 10 kundërshtarë politike të rregjimit! Kjo është çështje lirie. Liria për jetën është e para! E drejta për të jetuar është e drejtë e pa cënueshme, në Kushtetutë, edhe për vrasësin!", është shprehur Braçe, ndërsa ka shkruar se "Vetëm ti nuk mund ta thoje këtë! E thjeshtë, kapërceve mbi veten! Ti nuk vrave kërkënd në 14 shtator! Dhe nuk të sulmuan kundërshtarët politike, vetëm. Të sulmoi një grup banditësh të armatosur me automatikë, bomba deri granatëhedhës! Përse ti nuk vrave në 14 shtator? Sepse në kulturën tonë, në kulturën tënde, e drejta për të jetuar është e para! Nuk duhet që politika të bjerrë vlerat, nuk duhet që një ambicie të deformojë bindjet! Kaq kisha!", ka shkruar Braçe në rrjetin social "Facebook".

Vangjel Tavo
Deputeti i Partisë Socialiste dhe nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë Vangjel Tavo, i pyetur se nga kush anë mund të shpallet kandidat Fatos Nano, ai është shprehur se " Kushtetuta është shprehur se 20 deputetë të Kuvendit mund të nxjerrin një kandidaturë dhe moralisht këtë gjë duhet të bëjë Partia Socialiste. I takon asaj ta mbështesë Fatos Nanon". Më tej ai shtoi se takimet e Nanos me Ramën Metën dhe Berishën, janë normale.

Dashamir Tahiri
Deputeti i Vlorës që bën pjesë në Partinë "Drejtësi, Integrim dhe Unitet" Dashamir Tahiri ka kërkuar që Presidenti t'i përkasë komunitetit çam. I pyetur për kandidaturën e Nanos, ai ka pohuar se nuk do ta votojë, ndërsa ka kërkuar që Presidenti të jetë çam dhe të mbrojë interesat kombëtare siç është edhe çështja e Çamërisë. Sipas tij, Presidenti që do të zgjidhet duhet të jetë i përgjegjshëm, pasi unifikon popullin shqiptar.

Shegushe Ligori
Deputetja e Partisë Socialiste, Shegushe Ligori e pyetur për kandidaturën e Fatos Nanos, është përgjigjur se "Më shumë se sa ka rëndësi emri i kandidaturës, ka rëndësi procesi për përzgjedhjen e Presidentit. Ai duhet të jetë uniteti i kombit, ndaj në këtë kuadër duhet të jetë sa më konsensual". Sipas saj, ka më shumë rëndësi procesi i votimit se sa kandidatura.

Tritan Shehu
Tritan Shehu, deputeti i Partisë Demokratike ka hedhur poshtë kandidaturën e Fatos Nano, ndërsa ka këmbëngulur se Partia Demokratike do të ketë një kandidaturë të vetën që do të votohet nga grupi kuvendor demokrat. "Sigurisht unë jam në linjën që ka thënë edhe zoti Berisha, që Partia Demokratike do të ketë një kandidaturë të saj për President. Por ju siguroj që kjo nuk do të jetë kandidatura e Fatos Nano", është shprehur deputeti demokrat Tritan Shehu. Në grupin e PD, sipas tij, ende nuk ka një figurë të përzgjedhur për të qenë Presidenti i ardhshëm.

(fc/im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër