Kandidati për President i UEFA-s
Van Praag, vizitë në FSHF

Kandidati për President i UEFA-s<br />Van Praag, vizitë në FSHF
Një nga tre kandidatët për President të Uefa-s, Michael Van Praag ka zhvilluar një vizitë në zyrat e Federatës Shqiptare të futbollit.

Ai është pritur nga Presidenti Armand Duka dhe nga kreu i FFK-së Fadil Vokrri me të cilët ka diskutuar dhe u ka bërë me dije programin e tij nëse zgjidhet në krye të institucionit më të lartë të futbollit europian.

Van Prag aktualisht edhe President i Federatës Holandeze të futbollit dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Uefas nëpërmjet një konference ka zbuluar pika të rëndësishme të programit të tij.

Van Praag deklaroi se vendosi të kandidonte sepse ka eksperiencën e duhur ajo që sipas tij i duhet Uefa-s në këto moment. Ai ka analizuar se në UEFA janë bërë gjëra të mira por ka edhe defekte dhe se ai do punojë për të çuar futbollin përpara.

Van Praag u shpreh se është i prirur për të ndihmuar vendet apo federatat e vogla.
 
Zgjedhjet për kreun e ri të Uefa-s do të mbahen në 14 shtator në Athinë ku përveç Michael Van Praag në garë janë edhe Aleksandër Ceferin dhe spanjolli Angel Maria Vilar.

2
 

3

4
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron