TIRANË - Kandidati për Bashkinë Tiranë, i mbështetur nga Aleanca Europiane Ekologjike, Sazan Guri, ka prezantuar projektin e qytetit inteligjent. Sipas tij, ideja lidhet ngushtë me projektet e përkrahura edhe nga vetë Bashkimi Europian.

“Për të ekspozuar atë që quhet Smart City, atë që quhet korridor ekologjik urban ndaj Tirana së shpejti jemi apo s'jemi në krye të bashkisë do të kontribuojmë që këto dy projekte siç është Korridori ekologjik urban jug-veri" duke filluar nga Kërraba, nga Tirana, nga Paskuqani, Kujë, Fushë Krujë deri në Gjiri i Lalzit dhe korridori i dytë apo i parë përderisa është në projekt, përderisa është Unisone me konceptin dhe filozofinë e këshillit Europianë ku për një projekt 1 euro mund të përthithen 15 euro investim sipas presidentit të KE zotit Junker.”- tha Sazan Guri.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)