Gjatë raportimit në Komitetin e Jashtëm të Senatit amerikan, kandidati për ambasador amerikan në Tiranë, i propozuar nga Donald Trump, u pyet edhe për investimet e familjes Trump në Shqipëri. Në përgjigjen e tij diplomatike ai foli për rëndësinë e ndjekjes së ligjit dhe efektivitetin e SPAK në luftën kundër korrupsionit
"Gjeneral Wendt, ka pasur një listë shqetësuese dhe në rritje shembujsh në rajonin e Ballkanit ku familja Trump dhe aleatë politikë të Presidentit kanë kërkuar të përdorin afërsinë e tyre me pushtetin për t’u pasuruar.
Është shembulli i hotelit Trump të propozuar në Beograd, i cili dështoi mes një hetimi për korrupsion lidhur me leje që me shumë gjasa nuk duhej të ishin dhënë" pyeti një nga senatorët.
““Nuk jam i njohur me investimet personale të familjes në Shqipëri, por nëse ka pyetje për ato ndërveprime, do t’ju drejtoja tek ata. E di që puna ime si ambasador i SHBA-së është të ndihmoj bizneset amerikane — të gjitha bizneset amerikane — pa trajtim preferencial apo diskriminues bazuar te individë të caktuar. Detyra ime është të sigurohem që gjërat të bëhen në mënyrën e duhur, që të zbatohet shteti ligjor dhe që kushtet e garës të jenë të barabarta. Sa i përket korrupsionit, jam dakord që Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nga sa kam lexuar, ka qenë shumë efektive. Pres me padurim të jem në terren për të kuptuar më mirë çfarë po ndodh dhe çfarë nuk po funksionon. Mendoj se shprehja që përdorët ju — ‘të sigurohemi që kushtet e garës janë të barabarta’ — është ajo që ka më shumë rëndësi. Sepse aktualisht nuk duket se ka barazi. Duket sikur, nëse je mik i Presidentit, merr avantazhe, madje edhe nga ambasada, për të shtyrë përpara marrëveshje biznesi. Sigurisht, puna juaj është të mbroni interesat amerikane, por ne duam të sigurohemi që çdo biznes amerikan — jo vetëm ata që kanë lidhje me Presidentin — të ketë një mundësi të ndershme për të bërë biznes në Ballkan.”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Trump e nominoi për ambasador në Shqipëri, Wendt shpall prioritetet para Senatit: Do mbështes punën e SPAK, luftë korrupsionit dhe krimit të organizuar (FJALA E PLOTË)









