Kandidati për deputet i VV: Koalicioni qeveritar me Albin Kurtin kryeministër s'ka asnjë rrezik, vonesat janë procedurale

TIRANË- Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Svelca ka deklaruar se VV dhe LDK janë drejt një marrëveshjeje me Albin Kurtin Kryeministër.

Në një lidhje telefonike në studion e "Repolitix" në Report Tv, Svelca hodhi poshtë të gjitha dyshimet për mosarritjen e një koalicioni qeveritar mes dy partive fituese në zgjedhjet e 6 tetorit, duke i cilësuar si kapriço të humbësit. Ai ka vënë theksin se fakti që nuk është zyrtarizuar ende janë vetëm çështje procedurale dhe se në takimin e ardhshëm, që pritet të jetë ditën e enjte, palët do të diskutojnë për mbulimin e dikastereve të qeverisë së ardhshme.

"Nuk e besoj se ka probleme esenciale mes LVV dhe LDK për koalicionin e ardhshëm qeveritar për zgjedhjen e kryeministrit Albin Kurti, janë vonesa si procedurale si dhe kapriço e humbësit të zgjedhjeve, megjithatë janë të kuptueshme të gjitha këto. Ne kemi vënë menjëherë kontakt pas rezultateve, presim që shumë shpejtë të fillojnë bisedimet shumë intensive sa i takon marrëveshjes së dyanshme të çështjeve programore dhe mbulimin e dikastereve të qeverisë së ardhshme. Nuk ka asnjë arsye për të pasur një rrezik të tillë, populli ka votuar për ndryshim dhe do të ishte tradhti e qytetarëve, duhet një qeveri që do të zgjedhin të gjitha problemet e qytetarëve në Kosovë", tha Svelca.

Megjithatë, kjo mbetet për t'u parë, pasi teksa te Vetëvendosja janë të bindur se Albin Kurti do të bëhet kryeministër, në kampin tjetër, të partisë së dytë fituese, LDK-së nuk janë kaq optimist. Në një deklaratë që ka bërë më herët kreu i LDK-së, Isa Mustafa tha se do të vazhdojnë negociatat me 'VV' aty ku e kanë lënë para fillimit të procesit zgjedhor, çka ka lënë të nënkuptuar se nuk do të heqin dorë nga "kushti" i tyre për të emëruar Vjosa Osmanin kryeministre.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston