Kandidatja e Djathtë për bashkinë e Durrësit, Grida Duma ka vijur takimet me banorët e lagjes numër 5 në qytetin e Durrësit.
Gjatë takimit, kandidatja Duma o njoh me shqetësimet e qytetarëve dhe u zotua për ulje taksash.
"Taksat do të shkojnë patjetër në kufi limit sepse besoj vetëm tek zhvillimi ekonomik me taksa të vogla", tha Duma.
"Më erdhi Vangjushi që sot është kundërshtari juaj dhe i thashë që do të fal një libër. E pyeta cili është libri i fundit që ke lexuar. Po tallesh me mua më tha ?! Atëhere i thashë cili është benzi I fundit që ke blerë. Një njeri që nuk mban libra për mua është i mbaruar", u shpreh librashitësi.
"Kam qënë prej 20 vitesh komisioner i PS-së dhe jam i mashtruar. Tani po ngrejnë edhe çmimin e ujit dhe me taksat na morën shpirtin", u shpreh një banor tjetër. /atsh/