Kandidatja shqiptare për eurodeputete, Vardhami: Beleri po përdoret si vegël nga Greqia

Kandidatja shqiptare për eurodeputete, Vardhami: Beleri po përdoret si vegël nga Greqia

Pati Vardhami

Pati Vardhami, kandidate për eurodeputet tregoi se çfarë po ndodh në fushatat e partive greke.

Vardhami është shprehur në emisionin 'Shqip' nga Rudina Xhunga se Fredi Beleri, kryebashkiaku i Himarës i dënuar për blerje votash, po përdoret si “vegël” nga partitë greke kundër Shqipërisë.

“Është folur shumë për çështjen Beleri këtu ne Greqi. Ditët e fundit sikur është qetësuar pak gjendja sepse u fol kaq shumë për një kohë të gjatë. U shfrytëzua në mënyrë nacionaliste kandidimi i rastit Beleri.

Fatkeqësisht fenomeni i nacionalizmit në Ballkan është shumë i fortë. Shohim shumë shpesh pushtetarë që ta përdorin si vegël nacionalizmin. Nuk na lejon të krijojmë marrëdhënie të mira mes popujve dhe vendeve.

Rasti i Belerit është i tillë. Është folur goxha në mediat greke, edhe nga opozita këtu. Por tani është një fakt.

Tani jemi futur në fushatë dhe flasim për të gjitha problemet që na shqetësojnë, në lidhje me këto zgjedhje, janë probleme që kanë të bëjnë me politikën dhe shoqërinë evropiane.

Kemi shumë për të biseduar. I jemi futur punës, kemi përveshur mëngët dhe po flasim me njerëzit për programin tonë, propozimet, ndryshimet që duam të bëjmë dhe kërkesat që kemi”, tha Vardhami.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën