Kandidoi në primaret e Berishës/ Fatmir Merkoçi: Nuk ishin të vërteta! Erdhën njerëz nga rruga dhe votuan! Rithemelimi nuk ka sjellë asnjë emër të ri

Avokati Fatmir Merkoçi që kandidoi në primaret e PD-së për zgjedhjet e bashkisë Tiranë, tha në Studio Live se ato nuk ishin të vërteta. Sipas tij në ato primare erdhën njerëz nga rruga dhe votuan, ndërkohë që në primare duhet të kandidojnë fraksionet brenda një partie, gjë e cila mungon në PD.

Më tej shton se që kur Rithemelimi mori PD-në nuk ka sjellë asnjë emër të ri në parti dhe askush aty nuk përfaqëson konservatorizmin.

'Nëse do ishte vërtetë, më dhimbset partia jo individët. Nëse e kanë seriozisht këtë, kur u bënë primaret e para e deklarova që nuk ishin primare. Nuk japin asnjë lloj argumenti pse duhen bërë dhe pse jo. Që të ketë primare duhet të ketë fraksione. Në primare kandidojnë fraksionet brenda partisë. Bëhet kjo dhe del kryesori.  Po të thuash bëj primare në zgjedhjen e deputetëve. Duket sikur po bëhet gjë e madhe. Deputeti ka staturë tjetër. i zgjedh partia. Pse nuk janë folur primaret para se të fliste Berisha? I vetmi që kundërshtova isha unë. Erdhën njerëz nga rruga dhe votuan. Nuk bëhen kështu primaret. Duhet një parti e djathtë. Pyetja më e thjeshtë kush e përfaqëson konservatorizmin në atë parti?

Po flas si në gjithë partitë e djathta. Ka një kryesi dhe kryetar, mbi bazë vlerash dhe kontributesh. Partia bën politikë. Votat e partisë i merr, por problemi është a merr votat jashtë partisë. Nëse ti e mbyll partinë dhe ata 5 veta zihen me njëri tjetrin kush do jetë në listë. Nuk bëhet politika me 20-30 vjeçarë. Gjithë kryetarët e partive dhe ti thuash më jepni një emër që e keni afruar si vlerë. Asnjë nuk ka. Që kur nisi Rithemelimi, ke parë një emër që është afruar? Asnjë. Nëse ti vjen vetëm me kandidat që i ke anëtarë prej vitesh aty me të zezat, kjo rrugë nuk të çon në fitore.'


Lajmi kryesor:

Hetimet për 21 janarin, Romeo Kara: Berisha të vret për pushtet! Një tufë maskarenjsh ende i shkon prapa! Merkoçi: Duhen hetuar edhe Bamir Topi me Ina Ramën


G.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ E ngarkuara e SHBA-së takim me ministrin Vengu dhe kundëradmiralin Agastra, viziton Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare

Durrës/ E ngarkuara e SHBA-së takim me ministrin Vengu dhe kundëradmiralin Agastra, viziton Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare