Kanibalët serbë të klanit të Zemunit, shokojnë botën

Kanibalët serbë të klanit të Zemunit, shokojnë botën
Mafia e Zemunit rrahen me çekan deri ne vdekje ”tradhtarin e tyre” dhe me pas e kanë ngrënë
Oficerët e policisë thonë se Milan Jurisiç, 37 vjeç, u vra në Madrid nga kriminelë të klanit të Zemunit, një grup i njohur mafioz nga Beogradit. Më vonë ata hodhën eshtrat në Manzanares lumenjve në kryeqytetin spanjoll. 

Anëtari i bandës Sretko Kaliniç, me nofkën Kasapi e pranoi krimin pasi u arrestua në kryeqytetin kroat Zagreb vitin e kaluar.
Ata e kanë futur mishin e tij në grirëse, e kanë gatuar dhe më pas e kanë ngrënë, thuhet nga dëshmia e anëtarit të këtij klani mafioz, Sretko Kaliniç, që thirret ndryshe “Kasapi”.
Më pas mafiozët, kockat e tij i kanë hedhur në lumin Manzanares, në kryeqytetin e Spanjës. Javen e kaluar policia ka gjetur 50 kocka në lumë dhe apartamentin ku ka ndodhur ngjarja në vitin 2009. Kriminelët besohet se me lëkurën e tij kanë bërë dhe një maskë të shëmtuar.
Ata bënë 5 ditë te pastrojnë shtepinë nga gjaku i viktimës. Në apartamentin e Bojoviçit në Valencia janë gjetur dokumente që mbështesin dëshminë e Kalniçit,shkruan Dailymail.co.uk.

Mendohej se Jurisiç ka tradhtuar anëtarët e klanit duke u vjedhur paratë. Por oficerët e policisë kanë zbuluar një letër që tregon se Jurisiç dhe Bojoçit janë konfliktuar për një femër. Juriç ishte i arratisur, pasi ishte dënuar me 30 vite burg për vrasjen e kryeministrit serb Zoran Gjinçiç, në vitin 2003. Dëshmia e anëtarit të këtij grupi mafioz, Klaniç, ka ardhur pas arrestimit të tij në Zagreb në vitin 2010.
Policia beson se vrasjen dhe kanibalizmin e ka udhëhequr Luka Bojoviç. Ai është arrestuar në Valencia muajin e fundit. Gjithashtu, ai është shpallur fajtor për vrasjen e ish-kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjinçiç. Krimi i ndodhur në vitin 2009 po hetohet nga gjykatësi Fernando Andreu në Gjykatën e Madridit.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Panik dhe frikë në Gjermani - Danimarkë, forcat speciale arrestuan tifozin e maskuar në çatinë e 'Iduna Park'

VIDEO/ Panik dhe frikë në Gjermani - Danimarkë, forcat speciale arrestuan tifozin e maskuar në çatinë e 'Iduna Park'