Kanina e Vlorës së shpejti një
fshat i vizitueshëm nga turistët

Kanina e Vlorës së shpejti një<br />fshat i vizitueshëm nga turistët
VLORË- Një projekt i Ministrisë së Kulturës në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë ka filluar evidentimin e shtëpive të vjetra në Kaninë të Vlorës.

Shtëpitë të cilat ndodhën në këtë fshat kanë rëndësi kulturore dhe historike. Një grup i Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë Vlorë ka mbërritur në fshatin Kaninë, për të parë dhe evidentuar të gjitha objektetet e rëndësishme.

Projekti parashikon edhe ndërhyrje në kalanë e Kaninës, sheshin kryesor të fshatit si dhe segmentin rrugor që të drejton nga Vlora drejt fshatit. Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli e ka cilësuar një projekt me vlera të rëndësishme për historinë e zonës.
 
Sipas Lelit, rikonstruksioni i këtyre objekteve do të rrisë numrin e turistëve të cilët do t’i drejtohen Kaninës për ta vizituar atë.

"Sigurisht është një projekt kompleks që do të përfshijë jo vetëm qendrën historike të Kaninës por edhe monumentet e kulturës të cilat janë duke u evidentuar nga Ministria e Kulturës dhe stafit të bashkisë, do të përfshihet edhe rruga duke u evidentuar gjithashtu përgjatë kësaj rruge vendet ku një turist mund të ndalojë për të shijuar pamjet magjepse të kalasë së Kaninës", u shpreh Leli. 

Nga ana tjetër drejtoresha e monumenteve të kulturës, Arta Bollani, ka thënë se vlerat kulturore dhe histori të këtij fshati janë me rëndësi të veçantë për historinë e vendit.

"Sot radhën e ka Kanina, do të bëjmë një projekt sektorial ku do të përfshihet rruga, lidhja me kalanë e Kaninës, me qendrën historike që ne do ta shpallim së shpejti për ta kthyer Kaninën në një pol atraktiv, ashtu siç e meriton. E kemi filluar evidentimin dhe jemi në finalizimin e tij. Shumë shpejt do të fillojë zbatimi", u shpreh Bollani. 

Bollani ka theksuar se do të evidentohen të gjitha objektet dhe brenda 3 muajve do të nisë implementimi i këtij projekti.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi