Kanioni i Holtës/ Banorët denoncojnë ndërtimin e një Hec-i tjetër: Masakër mjedisore

Kanioni i Holtës/ Banorët denoncojnë ndërtimin e një Hec-i tjetër: Masakër mjedisore

GRAMSH- Një ditë më parë autoritetet e IKMT prishën ndërtimin për Hecin e Holtës, por banorët e zonës thonë se rreth 1 km më tej po ndërtohet një HEC i dytë. Ata kanë denoncuar ndërtimin që po kryhet në rrjedhën e lumit.

Sipas tyre, ujërat nuk do të jenë në sipërfaqe por ato do të grumbullohen të gjitha e do të kalojnë në tuba. Për banorët e zonës kjo është një tjetër masakër pasi ujërat e lumit që përdoren prej tyre për tokat bujqësore nuk do të jenë në sipërfaqen e shtratit.

Ditën e djeshme ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së bashku me autoritetet e tjera, ka bërë të mundur shembjen e digës së betonit e ndërtuar në afërsi të Kanionit. Leja për ndërtimin e Këtij HEC-i ishte anuluar në janar të 2019, por vetëm ditën e djeshme është marrë vendimi për prishjen e kësaj dige betoni që ishte ndërtuar në dalje të kanionit të Holtës.

Në lidhje me këtë vendim ka reaguar edhe kryetari i ri i bashkisë Klodian Taçe i cili ka thënë se së bashku me interesin e qytetarëve, ministria vendosi që të shembë digën. Më pas Taçe ka thënë se ka ikur koha kur qyteti i Gramshit përbuzej dhe  pasuritë e shumta natyrore përdoreshin për përfitime personale të një grupi të caktuar personash.

Lidhur me këtë fakt reagoi edhe kryeministri Edi Rama i cili tha se bukuria e magjishme e Holtës nuk do të preket.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)