Kanos me armë bashkëfshatarin,
policia në pranga 23 vjeçarin

Uniformat blu të policisë së Fierit kanë vënë në pranga 23 vjeçarin Thoma Kaçeli, pasi ai ka kanosur me armë zjarri S.K, 44 vjeç.

Nfgjarja ka ndodhur në fshatin Marinës, në Rroskovec, kur 23 vjeçari për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri automatik shtetasin S.K, 44 vjeç  si dhe ka gjuajtur me armën e zjarrit drejt stanit të tij duke vrarë kështu qenin e stanit.

Menjëherë pas ngjarjes, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur 5 gëzhoja model 56, një automatik Model 56, 2 krëhëra automatiku dhe 25 fishekë model 56.

 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës